• |
ide | kryesore

Ministri i Brendshëm serb: Armatosja e Policisë së Kosovës, provokim

Arkiva, Lajme, Të fundit
serb



Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiq, tha se njoftimi se të gjithë patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisjen me armë të gjata “është jashtëzakonisht provokues dhe i rrezikshëm për rritjen e tensioneve”.

Sipas Gashiqit, armët e gjata nuk përdoren në patrullat e rregullta të trafikut, e as gjatë kontrolleve të rregullta të qytetarëve.

Më herët gjatë 12 janarit, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se të gjitha patrullat policore në vend do të pajisjen me armë të gjata. Ai tha se këto armë do të rritet efikasiteti në luftimin e krimit.Sipas Gashiqit, ky njoftim i Sveçlës, “kriminalizon popullatën serbe” në Kosovë.

Gashiq akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po vazhdon me politikën “e instalimit të frikës dhe dhunës kundër popullatës serbe”.

Në njoftimin e Sveçlës nuk u tha se për sa armë të blera bëhet fjalë, por ai vetëm falënderoi Kroacinë “për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës”.

Policia e Kosovës është formuar 24 vjet më parë dhe numëron mbi 9.000 pjesëtarë, të cilët kanë grada të ndryshme. Policia është reaguesja e parë e sigurisë në Kosovë dhe më pas vjen misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR.

Për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë është përgjegjës KFOR-i, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare Policia e Kosovës.

Njoftimi për blerjen e armëve të gjata për zyrtarët policorë vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara konfirmuan se kanë miratuar kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 sistemeve kundërtanke, Javelin, që prodhohen në SHBA, për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Procesi i miratimit të këtyre armëve për Kosovën duhet të marrë pëlqimin e Kongresit amerikan./REL



4 Comments

  1. BEHUNI BURRA ,SE U ERDHI KOHA PER TE TREGUAR SA JU VLEN LEKURA NE CDO KUPTIM ,TE TREGONI QE JENI LUAN TE URT APO HJENA thotë:

    HISTORIJA MES NESH DO NDAHET ME HAK ,ME HIR ,DHE TE MBETENI TE NDRERUAR TREGOHUNI SI ANGLIJA ME HONKONGUN OSE PA HIRE HAKU DO TI DORZOHET TE ZOTIT NJ PER NJE NE CDO KUPTIM POR FATKEQESIJA PER JU DO JET NJE SHEKULL PER TE CDEMTUAR CDO DEM QE I KENI SJELLUR SHQIPTAREVE ,QE PAMUNDESIJA JUAJ JU MBAN PENG SHFRYTEZIMI NGA SHQIPTARET ME SHEKUJ DERI SA TI SHPAGUANI,,PER JU SKA ME SHPETUES ,SE ARRITET PIKEN QE TE MERRNI HAKUN QE MERITONI JU ME FEMIJET TUAJ BEHUNI GATI TJAU LILLNI KEPUCET SHQIPTAREVE CDO MENGJES DHE PUNONI SI SKLLEVER NDER TO ,KOH E BUKUR PO JU VJEN URIME MBASI E KERKUAT VET JU DURUP PAK SI SHUM POR TANI SKEMI KOH TE HARXHOJM SHUM KOH ME JU SE ESHTE HUMBJE KOHE URIME VICA

  2. ERDHI KOHA QE SEJCILIT PO I GJEN VENDIN ,URTESIJA HAKU VLERAT JAN LEHTESUESE ,DHE VIZION OPTIMAL PER SEJCILEN PAL NE KONFLIKT thotë:

    HISTORIJA MES NESH PERBEN NJE PADREJTESI UNIKE NDAJ SHQIPTAREVE ,DINJE MIR ,SE SIC DESHIRONI JU TE DREJTEN HAKUN E DESHIRON CDO NJERI DHE ASHTU SIC NUK DESHIRONI PADREJTESI TJU BEHET NUK DESHIRON ASKUSH POR PER CDO PADREJTESI HISTORIJA FAKTET FLASIN VET,SEJCILI NGA NJERZIT DUKE PASUR KETO CILESI TE THELLOHET MIRE QE NESE ZHYTET NE PADREJTESI ME DIKE MOS TE PRESIN LULE POR DO PRESIN NJE REFLEKTIM NJEJTE SIC DO REFLEKTONTE VET NE RAST SE DO TI BEHEJ PADREJTESI KETO JAN LIGJE HYJNORE TE DREJTA HAKU,NESE NGA MARRVESHJET NDERNJERZORE APO GABIMET HISTORIKE NJERZIT EDHE GABOJN POR EDHE NDREQEN ME HIR DHE MBETEN TE NDERUAR APO PAHIR DHE NDESHKOJN VETEN , ESHTE NE DOREN E SEJCILIT NE KETE BOTE TE ANGAZHOHET SI TE DESHIROJNE POR ESHTE KRIJUAR PREJ ZOTIT BOTNAVE DHE ESHTE FUNKSION AKTIV QE PADREJTESIJA TE NDESHKOHET KUSH BEN PAGUAN ,SHQIPTARET KAN TE DREJTEN E VET JU DURUM SHUM POR U TREGUT TE PAkujdeseshem SESHT FAJI JON

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *