• |
ide | kryesore

Berisha në protestë: Prokurorët e SKAP një grusht horrash, mercenarë të Edi Ramës!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në protestën e radhës poshtë shtëpisë ku qëndron i izoluar me urdhër të gjykatës speciale, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qëndron pas ndërmarrjes për ta eleminuar opozitën e drejtuar nga ai vetë.

“Pasi vendosi mediat në kontroll oruellian, pasi rrëmbeu me makinën e terrorit dhe industrinë e blerjes votën e shqiptarëve, ai u vërsul edhe asaj që kishte mbetur nga opozita, 600 mijë shqiptare. Rama u vërsul se kuptoi se ka iku koha e betejave të tradhtuara. Ka ikur koha e opozitës së kontrolluar. E kuptoi se opozita me të drejtën e saj doli në shesh, nisi betejë, betejë pa kthim” u shpreh Berisha para qindra protestuesve që ishin mbledhur në rrugën Mustafa Matohiti.

Por në planet për të goditur opozitën, Berisha bëri bashkëpuntor të Ramës edhe prokurorët e SPAK, që sipas tij janë thjesht disa mercenarë pa dinjitet të pushtetit. Si provë që prokurorët e SPAK i binden Ramës, ai solli mbylljen e dosjes 339 me përgjimet e Vangjush Dakos për zgjedhjet në Durrës, mbylljen e dosjes 184 me përgjimet e Ramës për zgjedhjet në Dibër dhe së fundmi, heshtjen për autokolonën e Bajrave në zgjedhjet e 14 Majit në Shkodër.

“Keni dëgjuar shumë gjera për zgjedhje dhe fushata. Por e vërteta është se me Edi Ramën kurrë zgjedhje të lira nuk ka. E patë vetë zgjedhjet në Shkodër se si autokolona e blinduar e mafias së Edi Ramës terrorizoi Rozafën e lirisë së shqiptarëve. I keni dëgju vetë regjistrimet se si Edi Rama, ministrat e tij, drejtuesit e policisë, kryetarët e bashkisë drejtonin grabitjen e votës së shqiptarëve.

Për një moment pyesni veten: Çfarë ndodhi me dosjen 184? Çfarë ndodhi me dosjen 339? CFarë ndodhi me autokolonën mizore të Bajrave që mbillnin terror në qytetin e lirisë? Çfarë ndodhi me këto? Asgjë.
Pse asgjë ? Se Edi Rama ka përzgjedhur në SKAP-in e partisë vrasës të dytë të votës tuaj. Miqtë e mi jam ish-kryeministër, ish-president, gjithë jetën time jam përulur me nderim para çdo punonjësi që ka zbatuar ligjin, kurse sot shqiptarët përballen me një bandë mercenarësh, me kriminelë që paguhen më shtrenjtë se çdo president në rajon dhe paguhen vetëm për të firmosur vjedhjen e votës nga Edi Rama, për të firmosur karrigenn e tij në pushtetin e krimit. A mund të pranohen këta si të tillë? A mund të pranohen këta zamanë dhe damanë? Këta janjë njësoj si Bajrët, këta janë njëlloj si banditët e tjerë. Janë njëlloj si banditët e tjerë që terrorizojnë shqiptarët dhe bëhen mburojë e tyre para ligjit dhe kanë moral ky grusht horrash të shiten si njerëz të ligjit para jush. Asgjë nuk kanëme ligjin këta janë mercenarë të Edi Ramës, armiq të egër të dinjitetit tuaj, armiq të egër të të ardhmes tuaj!” u shpreh Berisha.



18 Comments

    1. Po e arriten ket qe pk thue e burr pastaj se pengon mo asgjo per me bo tnjajtin zullum me nane, motren, vajzen , gruen e juve.

    2. Jan tu i rrujt bolet ketij. Nonen po ja kajne shqiptareve sepse i perzune me sukses 1 milion shqiptare ne 2 mandate te rilindjes progresiste te komunizmit.

      1. Ene jom dakord, po erdhi koha qe betejat e korrupsionit te berishes te ngelen te vetat e jo ne perfshi gjithe njerzit e me lloc opoziten

  1. Ate qe po thote Berisha e mendojne gjithe Shqiptaret pavaresisht se nuk e kane mundesine
    dhe guximin per ta thene. Prandaj vrasesit e lirise po e mbajne te mbyllur ne shtepi, qe te
    mbyllin te verteten.

    1. Jo mor jo, shumica e Shqiptareve mendojne qe Berisha eshte horr per vete, ne te kundert nuk votonte per formimin e SPAK-ut.

    2. Armiku i Popullit
      Rrimekembja e PD vjenduke hequr krie komunistin Sali dhe kompanin e tij
      PDduhet te rrinovohrt me elemente te rrinj nga klasa e te denuare politik te cpronrsuar dhe inteligjent te cilet sjsne pjes e kastet politike e cila bie ere qelbesire komuniste

  2. o Sali Berisha shqiptaret te bene dhe president dhe kryeminister por ti mazalla se rrin dot pa qene provincial. Paaftesia juaj per te bere shtet e shtetar nje dite tu kthye kunder. Shkatarove nje shtet me menyren dende te te berit politike personale per interesat e tua e Zoti nuk te haroj!

    1. Nga 35 vjet 12 jane td pd-se. Mos eshte faji i ketyre we kane nga 23 vjet ne qeverri dhe 30 ne bashki qe nuk ka shtet akoma?

  3. Dole o Astir balta, said shpejt ia paske harruar te mirat, e nga ato e ka pesuar.Ju la te lire ju bijte e kurvit qe te gjallerohwshit, qe sot ia mohoni aqe mundesi sinqeriteti shteteror pati.Nuk bashkepunoi me bandat, krimin, drogen, qe sot mbahet ky pushtet bandash.Ne analiza qe shtete wuropiane benin, sigurisht kish te meta, por kritikat e verejtjet me te rendomta i ka ky pushtet mafioz gangsteresh , qe ka 10 vjet qe vendi as po i afrohet Europes por i largohet, vetem e vetem nga banditizmi e anti demokratizimi i vendit, sepse e kane kuptuar qe ky pushtet eshte vetem mashtrues e figurativ.Te levdosh kete maskarade banditesh, pa i hedhur sy bemave anti popullore qe ligjet shkelen, ekonomine cope cope, te cilen e mbajne me parate e pista te droges, me taksa te larta ne krahasim me te ardhurat, mjerim i shtresave te mesme, kapitullim ne bujqesi e blektori, vjedhjet nga kjo sere hajdutesh nuk kane te sosur,investitore strategjik te huaj skane shkelur qysh se moret pushtetin, nga qe e dine se profesioni tuaj eshte vetem vjedhja.Mbahuni me turizmim mashtrue qe propagandoni, se e keni genjeshter me bisht.Nje llogari e thjeshte,,, a e dini sa kane emigruat nga vendi we nga viti 91, afersisht mun te themi afr o 2,000,000 njerez, sa jane shtuar si familje,,,Eee, pra ata vijne te shohin njerezit e tyre me parate e punes qe bejne ne emigrim, kurse ju, horra, hajdute, i llogarisni si turiste specifike.Ne mes tyre jam dhe une.Andaj nuk i besoj ketij pushteti, pushtues i vendit tim.

    1. Eeee more idiota te ps,behem tri mandate qe udheheq vendin ni njeri qe vjen nen urat e parisit,si hajdut i ikonave …dhe prap opozita ju nxan rrugen,kjo veq ne sqiperi ndodh …!

  4. Këtë e ka zënë e drejta e demokratëve te sinqertë që i percau ky për interesin e vet dhe të familjes së tij. Për miliardat e Jamarberit i percau demokratet dhe tani flet nga dritarja. Keshtu është kur pleqëria të vjen nga koka. I përdori 33 vjet demokratët në shërbim te vet dhe familjes së vet dhe asnjëherë nuk ju shërbeu atyre. Zoti është i madh. Vonon por nuk harron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *