• |
ide | kryesore

Aksidenti i rëndë në Fushë-Prezë/ Po punohet për nxjerrjen e viktimës dhe të plagosurve

Lajme, Të fundit



Dy makina janë përplasur kokë më kokë mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Si pasojë drejtuesi i njërës prej makinave ka mbetur i vdekur, ndërsa dy pasagjerët në automjet janë lënduar rëndë.

Policia dhe zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e viktimës dhe të lënduarve nga automjeti.

Dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar i bërë prej automjetit të viktimës, e cila solli më pas përplasjen kokë më kokë me një automjet tjetër.

Megjithatë ekspertët janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbulimin e shkakut të plotë dhe rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *