• |
ide | kryesore

Ç’fshihet pas telefonit që Basha mbante në vesh gjithë kohës sot në Parlament?!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar krahas keqpërdorimit të presidentit Bajram Begaj për të goditur më shumë opozitën në aksionin e saj, pati edhe një episod të çuditshëm. Lulzim Basha i rikthyer pas kaq shumë kohësh në Parlament qëndroi gjithë kohës i ulur në vendin e tij dhe me telefon në vesh.

Zor të mendosh se në kulmin e tensionit aty brenda, kreu i seksionit të vulës në PD kishte ndonjë bisedë tejet të rëndësishme për të bërë. Aq më tepër që për shkak të zhurmës brenda sallës dhe sirenave që binin papushim nga deputetët e Rithemelimit, ishte gati e pamundur të zhvilloje një bisedë normale ne tel.

Nuk përjashtohet fare mundësia që Lulzim Basha ka qëndruar enkas me telefon në vesh duke inskenuar një bisedë për t’i shpëtuar sikletit apo kompleksit të tij përballë shumicës së deputetëve të PD-së që ishin barrikaduar te foltorja. Gjithnjë e më shumë Basha shihet nga opinioni publik dhe nga kampi opozitar si një patericë e Edi Ramës.

Edhe sot ai konfirmoi bashkimin me mazhorancën në Komisionin e Refomës Zgjedhore. Rikthimi i Lulzim Bashës në Parlament ndodhi pasi arrestimit të Sali Berishës. Basha e vuan stigmën si patericë e Edi Ramës dhe njeriu që rrënoi PD-në prandaj ka të ngjarë që edhe qëndrimi i tij me telefon në vesh gjithë kohës sot ka qenë një inskenim i tij për t’i shpëtuar romuzëve të deputetëve të tij. ©Lapsi.al



12 Comments

  1. Dhe po e tha Berisha qe basha eshte pateric i bler i shitur.
    Me siguri qe eshte shume e sigurt.
    Un ne 33 vjet qe e njoh Berishen.
    Berishes po i dole penges ne rrugen e tij. Automatikisht mer keto lloj etiketimesh.
    Nga tja fillosh.
    Hajdari… Pashko… Meksi.. Selami… Pollo.. Imami.. Ngjela… Meta.. Gonxhe… Basha.. Alibeaj… Bardhi… Zekthi…. E qindra te tjer.

    Karagjozi me i madh i popitikes europiane. Ka vetem nje emer.
    SALI ram BERISHA.

    1. O Cope gomar.

      Po ELEFANTIN ne dhome e sheh.

      Kryeminister me LULIN nen sqetull, eshte nje fatkeqesi per kete vend.

      Do te jape edhe TY me KONCESION, o i mjere, Kryeministri yne qe NUK do kurre te fusebShqiperine ne BE, se NUK ka mbaruar akoma se dhuruari pronat publike.

  2. Është pislliku i pisit Basha që do të bëjë në kurriz të demokratëve, shqiptarëve, demokracisë e pluralizmit.
    Kjo fshihet pas atij telefoni!!!

  3. individ qe i kane zanen vendet e pushtetit me servilizem , pa asnji vlere , i eshte lepi Berishes tash ustai i rralles rama po e çperfytyrpn kllonin e alibejn e didsa kurtizane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *