• |
ide | kryesore

Virozat prekin qytetarët/ 570 pacientë në ditë në Urgjencën e Durrësit

Lajme, Të fundit



Kryesisht virozat e stinës, por edhe gripi sezonal, si dhe Covid-19, kanë bërë që në Urgjencën e Durrësit të ketë numër të lartë pacientësh. News24 raporton se janë rreth 400 pacientë të rritur, që kërkojnë ndihmë mjekësore mesatarisht çdo ditë. Ndërsa, mbi 170 pacientë janë fëmijë, që kërkojnë ndihmë tek Pediatria.

Mjekët kanë apeluar që pacientët që kanë probleme me shëndetin, fillimisht duhet të paraqiten në qendrat shëndetësore të lagjeve dhe më pas në urgjencë.

Një nga mjekët e Urgjencës në Durrës tha se shumica e pacientëve që kalojnë virozën në këtë stinë, iu mbetet një kollë në vijimësi. Ai shtoi se kjo gjë nuk përbën problem. Mjeku tha se kjo gjendje zgjat deri në 3 ditë. “Shumica e pacientëve që kanë virozat e stinës, iu mbetet një kollë në vijimësi. Mirëpo fatmirësisht nuk ka pasur probleme serioze. Kjo si gjendje vijon deri në 3 ditë”, tha mjeku.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *