• |
ide | kryesore

Shtyhen seancat/ Berisha dhe Malltezi do të merren në pyetje nga SPAK javën e ardhshme

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme ka pranuar kërkesat e avokateve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit për të shtyrë seancat e marrjes në pyetje për javën e ardhshme. Ish-kryeministri u thirr të enjten në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje. Ishin avokatët e Berishës ata që kanë kërkuar shtyrje të seancës, duke kërkuar një orë dhe datë tjetër.

Ish-kryeministri mbahet i izoluar në banesë prej datës 30 dhjetor, pasi gjykata caktoi masën e ‘arrestit ne shtëpi’. Ndërkohë, SPAK do të marrë në pyetje të mërkurën Jamarbër Malltezin, i cili po ashtu ndodhet në arrest shtëpie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *