• |
ide | kryesore

Basha-Ramës: Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Basha



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një reagimi është shprehur se “makinacionet e Ramës për t’i pamundësuar opozitës komisionet hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta”.

Basha u shpreh se “ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës”, duke akuzuar kreun e qeverisë.

Ai theksoi se “kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi dhe se kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot”.

Reagimi i plotë:

“Ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës.

Makinacionet e Edi Ramës për ti pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta. Por transparenca për aferat korruptive ku është zhytur sot qeveria, që po varfëron dhe detyron shqiptarët të largohen do të bëhet me patjetër.

Sot gjysma e qeverisë është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave, dhe të gjithë ata që kanë abuzuar, së shpejti do të japin llogari për aferat e tyre korruptive.

Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot.” – shkroi Basha.

Presidenti Bajram Begaj vendosi sot dekretimin e ligjit për komisionet hetimore. E gjithë opozita i kërkoi Presidentit të Republikës mos dekretimin e ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore. Një mos dekretim mund të shërbente për zhbllokimin e kaosit parlamentar nga ku opozita si kërkesë parësore ka pikërisht ngritjen e 8 komisioneve hetimore të refuzuara nga shumica socialiste.

Lexo më tej: BIRN: Presidenti e quan ‘regres’, por e dekreton ligjin e ri për komisionet hetimore 

Por mesditën e të enjtes kreu shtetit Bajram Begaj dekretoi ligjin për “Funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” duke mos marrë në konsideratë kërkesën e opozitës. Këtë dekretim presidenti e shoqëroi me një argumentim të gjatë sa teknik por edhe politik duke theksuar se nuk ka gjetur shkelje të Kushtetutës. Kthimi i ligjeve për shqyrtim thotë presidenti nuk është instrumenti kushtetues që i është dhënë Presidentit të Republikës për të lehtësuar dialogun

Lexo më tej: Rama merr në mbrojtje Bajram Begajn: Ka perënduar koha kur Presidenti bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë 



12 Comments

  1. Duet partiak i paster, Rama Bega, qartesisht ne unison ne lufte kunder opozites me shkeljet e deformimin kushtetues per ligjet e perfaqesimit parlamentar.Ateher, per cfare eshte egzistenca e opozites ne parlament kur iu hiqet e drejta per ti kerkuar logari pushtetit qe abuzon, vjedh e ben ligje anti demokratike. Per kete duhej nji president i ekuilibrit e ruajtes te kushtetutes, por ka ndodhur e kunderta.Presidenti me emerin ne post, por ne realitet eshte,,,KOQE KANDARI I QEVERISE E RAMES,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *