• |
ide | kryesore

Video/ Allegri ndez polemikat dhe tërbon Inter me një frazë: “Hajdutët ikin, rojet ndjekin”

Sport, Video
Allegri



Asnjë paqe në duelin në distancë mes kryesuesve të kampionatit, Inter dhe Juventus, që është vetëm dy pikë prapa. Dy ditë më parë bardhezinjtë likuiduan lehtësisht Sassuolo falë një super Vlahovic, i cili iu përgjigj dygolëshit të Lautaro Martinez dhe golit të vonë të Chiesa. Një 3-0 që i ktheu buzëqeshjen teknikut Massimiliano Allegri. Tekniku në zonën mikse dhuroi një spektakël të vërtetë deklaratash. Fjalët e trajnerit toskan ishin nga ato që kanë entuziazmuar tifozët e Zonjës, por kanë tërbuar ata të Inter dhe vetë klubin zikaltër.

Lexo më tej: Mbi Inter vëshojnë polemikat për VAR, Marotta: “Jemi lepuj e duhet të evitojmë plumbat”

SI ROJET DHE HAJDUTËT

Tre pikë shumë të rënda të fituara nga Juventus dhe të marra pa markën e zakonshme, të rezultatit të ngushtë. Në fund të ndeshjes, Allegri u paraqit para mikrofonëve të DAZN. E, duke marrë shkas nga metafora e Beppe Marotta për lepurin që ikën nga të shtënat e gjahtarit, trajneri i Juventus u përgjigj në të njëjtën mënyrë: “Për mua është si rojet dhe hajdutët: hajdutët ikin dhe rojet ndjekin”.

NDIZEN RRJETET SOCIALE

Nami ndodhi pas frazës së artikuluar nga Allegri. Nëse nga njëra anë tifozët e Juventus u ekzaltuan dhe madje kërkuan t’i kushtonin menjëherë një yll në Stadium, tifozët e Interit flasin për turp dhe mungesë respekti që i kanë lidhur me figurën e hajdutëve. Zëra të pakonfirmuar thonë se edhe te Inter, dikujt nuk i kanë pëlqyer këto deklarata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *