• |
ide | kryesore

Mbi Inter vëshojnë polemikat për VAR, Marotta: “Jemi lepuj e duhet të evitojmë plumbat”

Sport
Marotta



Pas polemikave të zjarrta arbitrale që pasuan fitoren ndaj Veronës, drejtori ekzekutiv i Inter, Beppe Marotta, foli para Asamblesë së Legas: “Kam më shumë se 40 vjet që jam në futboll dhe çdo vit analizohen episodet në favor dhe disfavor të këtij dhe atij klubi. Më parë ishte syri i arbitrit dhe nuk kishte VAR, sot ka dhe vazhdon të ketë polemika. Është pjesë e lojës. Metaforikisht sot ne jemi një lepur dhe një lepur gjithashtu duhet të jetë në gjendje të shmangë plumbat e gjuetarëve, është pjesë e rolit dhe përvojës, në kuadër të transparencës dhe kompetencës që duhet njohur gjithmonë”.

“Polemikat, ose më mirë kritikat, duhet të prekin të gjithë futbollin italian – vazhdoi Marotta -. Ata janë pjesë e jetës, duhet të dimë t’i menaxhojmë dhe t’i pranojmë. Besoj se futja e VAR-it është kërkuar nga të gjithë. Duhet të nënvizojmë se VAR nuk u mor si mjet për të zhdukur përfundimisht gabimet e arbitrave, por thjesht për t’i reduktuar. E nga ky këndvështrim besoj se objektivi u arrit. Pastaj në fund të sezonit çdo klub duhet të vendosë në peshore pro dhe kundër e të vlerësojë, por qartazi nëse ekziston subjektiviteti ekziston edhe gabimi, ekziston gabimi i një njeriu që është arbitri. Por unë nuk do të hyj në këtë, besoj dhe jam i sigurt që në fund të sezonit ekipi më i mirë do të fitojë kampionatin”.

Lexo më tejJo vetëm ndaj Veronës, AIA pranon gabimet që favorizuan Inter: “Goli i Arnautovic ndaj Genoa duhej anulua”

INTER I FAVORIZUAR?

Marotta i kthen mbrapsht akuzat për favorizim dhe përsërit në disa raste se Inter është në krye me meritë: “Unë jam këtu për të bërë një bilanc, sepse pas gjashtë muajsh është e drejtë të bëhet. Mendoj se është e drejtë të njohim meritat e Inter, se është me meritë i pari në Serie A. Rezultati i një kulture pune të aplikuar intensivisht, e një ndjenje të madhe përkatësie nga ana e trajnerit, e lojtarëve e soliditetit nga ana e klubit, e një trashëgimie të padiskutueshme të përfaqësuar nga tifozet tanë. Statistikat ndonjëherë ndihmojnë për të vlerësuar objektivisht faktet, e ato thonë që jemi të parët me 48 pikë, 15 fitore, vetëm një disfatë, golavarazhin më të mirë, sulmin më të mirë, mbrojtjen më të mirë. Do të thotë që jemi me autoritet në krye të tryezës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *