• |
ide | kryesore

Kòkainë dhe mijëra euro të fshehura në grila, arrestohet shqiptari në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
Milano, vjeçari, køkainë, gruan, Itali, Amerika, Itali



Një shqiptar është arrestuar dhe një tjetër bashkatdhetar i tij ndiqët në gjendje të lirë në Itali, pas sekuestrimit të mbi 4 kg kokainë dhe 55 mijë euro cash. Droga ishte gati për t’u hedhur në tregun e paligjshëm të kryeqytetit italian.

Kontrollo nga policia italiane u zhvillua në qytetin e Rovigos pranë banesës së njërit prej dy të dyshuarve, të cilët të dy u bllokuan teksa dilnin nga shtëpia.

Gjatë kontrollit, i arrestuari kishte me vete rreth 260 gramë kokainë. Dhe kështu oficerët vendosën të kontrollonin edhe banesën e tij. Më shumë kokainë me peshë pak më pak se 4 kg u gjet në banesën e shpërndarësit të drogës, tashmë e ndarë dhe e paketuar gati për shitje. Të fshehura brenda njërës prej grilave u zbuluan edhe 55 mijë euro cash.

Shqiptari, banues në shtëpinë e kontrolluar, u arrestua për veprën penale të posedimit të lëndës narkotike për qëllime trafiku. Tani, ai ndodhet në burgun në Rovigo dhe arrestimi është vërtetuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *