• |
ide | kryesore

Ulet intensiteti i reshjeve, rihapet për qarkullimin e mjeteve aksi Bogë-Theth

Lajme, Të fundit



Në aksin Bogë-Theth intensiteti i reshjeve të dëborës ka rënë. Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve. ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore.

“Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e dëborës zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave. Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shprehet ARRSH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *