• |
ide | kryesore

Acerbi e makthi i përjetuar nga kanceri: “Nuk dija si të reagoja, isha fare i ri”

Sport
Acerbi



Ishte korriku i vitit 2013 kur Francesco Acerbi, pranë nënshkrimit me Sassuolo, zbuloi se kishte një tumor në testikulin e majtë. “Herën e parë mbeta i tronditur, nuk dija si të reagoja – tha mbrojtësi për Vanity Fair më shumë se 10 vjet më vonë -. Isha edhe shumë i ri, vetëm 25 vjeç. U operova pas disa ditësh në San Raffaele në Milano. Duke folur me mjekët më pas u qetësova. Krijova besim sepse e kuptova që isha në duar të mira”.

Lexo më tejQeshi për humbjen e Lazios, Acerbi i shkruan letër tifozëve: “Insinuata absurde, nuk mund dhe nuk dua t’i pranoj”

Disa muaj më vonë, pikërisht në shtator, Acerbi bëri debutimin e tij me jeshilzinjtë kundër Veronës, përpara se të zbulonte një përsëritje të sëmundjes falë një pozitiviteti gjatë një testi antidoping. Prej aty një ndalesë e gjatë, e kurorëzuar me rikthimin e tij ‘të përhershëm’ në fushë në vitin 2014. “Tani jam shëruar – vazhdoi mbrojtësi zikaltër, i cili u bë menjëherë lider në Milano, nën drejtimin e Inzaghit –. Mësova se me këtë lloj sëmundje, duhet të jesh i shpejtë. Kur ndjen dhimbjen, është tashmë vonë. Unë jam gjithmonë mirënjohës që duhet ta mbaj veten nën kontroll për punën time, por është e rëndësishme të mos pres derisa të sëmurem, duhet parandalimi. Të jem mirë mendërisht, përveç sportit, më ka ndihmuar shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *