• |
ide | kryesore

Klopp i dëshpëruar për Salah në konferencë për shtyp: “Zoti im, çfarë ndodhi?”

Sport
Salah



Jurgen Klopp në konferencën për shtyp foli për gjendjen e Mohamed Salah, që u dëmtua në gju në Kupën e Kombeve të Afrikës me Egjiptin e tij. Trajneri natyrisht që është shqetësuar nga dalja e egjiptianit nga fusha e pyetjet e para me të cilat duhej të përballej ishin pikërisht rreth gjendjes së Salah. Egjiptiani u largua nga fusha gjatë ndeshjes së Kupës së Kombeve të Afrikës mes Egjiptit dhe Ganës, për shkak të një dëmtimi në gju.

Tekniku i Liverpool në lidhje me situatën e krijuar tha: “Asgjë nuk dihet ende, do të dimë më shumë së shpejti. Në atë moment mendova: Zoti im, çfarë ndodhi? Edhe sepse Salah është dikush që rrallë largohet nga fusha. Mjekët e Liverpool për momentin nuk do të shkojnë ta kurojnë. Varet nga diagnoza dhe jemi në pritje të ekografisë dhe rezonancës magnetike”.

Lexo më tej: Video/ Salah dygolësh në ditën e parë të vitit: Liverpool mposht 4-2 Newcastle e shkëputet në krye

SALAH KTHEHET NË LIVERPOOL

Egjiptiani u largua përfundimisht nga kombëtarja për t’u kthyer në Liverpool. Salah dëshiron të trajtohet nga mjekët dhe fizioterapistët më të mirë në Angli, në mënyrë që të kthehet në dispozicion të Egjiptit në rast të një kualifikimi të mundshëm në gjysmëfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës, të planifikuar për në 7 shkurt. Është e qartë se mungesa e Salah për Egjiptin është një goditje e madhe, duke minuar shanset e kombëtares për të arritur në fazat e avancuara të turneut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *