• |
ide | kryesore

BIRN: Bllokimi parlamentar në Shqipëri lë në pritje nisma të rëndësishme ligjore

Arkiva, Lajme, Të fundit
parlamentar



Përçarja e opozitës do të thotë se reformat kryesore që kërkojnë një konsensus nga të gjitha palët kanë ngecur, me pak njerëz që shpresojnë se një “gjuhë e përbashkët” mund të gjendet së shpejti.

rrallë ka qenë një vend në harmoni, ku palët rivale bien dakord lehtësisht me njëra-tjetrën.

Por disa propozime të rëndësishme ligjore kërkojnë një marrëveshje nga të gjitha palët dhe, duke pasur parasysh situatën e muajve të fundit, ato nuk do të miratohen së shpejti.

Në tre muajt e fundit, deputetët e opozitës kanë protestuar dhe bojkotuar aktivitetin parlamentar pasi propozimet e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore u rrëzuan nga socialistët në pushtet. Kërkesa e opozitës bazohet në kushtetutë dhe konsiderohet si një mjet i rëndësishëm që mund të kërkojë llogari nga ekzekutivi.

Por, për shkak të bojkotit, disa projektligje që kërkojnë konsensus nga të dyja palët nuk mund të avancojnë më tej, duke përfshirë propozimet për reformën zgjedhore, pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ligjet për reformën në drejtësi dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Duke e shtuar edhe më shumë konfuzionin, janë ndarë mes tyre edhe deputetët e opozitës nga . Shumica janë besnike të ish-kreut të partisë , ndërsa të tjerët janë besnikë të Lulzim Bashës.

kërkon konsensus që të jetë e besueshme

Deputetët socialistë duke votuar miratimin e rregullores se re. Foto: LSA.

Një nga çështjet më urgjente për t’u votuar është reforma zgjedhore. Për ta trajtuar këtë është ngritur një komision, por opozita përfaqësohet në të nga deputetë të grupit të Bashës. Kundër janë deputetët e opozitës që i përkasin grupit të Berishës.

Plani i reformës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vitit 2025 përfshin rekomandime nga OSBE/ODHIR nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 dhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar parlamentit të mundësojë votën e diasporës, siç ka raportuar më parë BIRN.

Ka pasur disa takime, por asnjë rezultat konkret. Ndërkohë deputetët e Berishës, të cilët protestojnë dhe bojkotojnë parlamentin që nga tetori i vitit të kaluar, e kanë kundërshtuar punën e tij.

Ndërkohë që deputetët besnikë të Partisë Demokratike kanë protestuar prej muajsh në përpjekje për të bllokuar punën e Parlamentit, deputetët e drejtuar nga Basha e kanë kritikuar këtë veprim.

Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë bërë thirrje për dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirje në reformën zgjedhore.

“Komisioni (për reformën zgjedhore) do të funksionojë në frymë konsensuale me përfshirjen e të gjithëve. Çdo palë e përfaqësuar (në të) do të ketë çdo të drejtë të propozojë adresimin e rekomandimeve të ODHIR-it. Kjo është qasja jonë, si mazhorancë”, tha për BIRN , nga në pushtet, i pyetur për arritjen e një konsensusi për reformën zgjedhore.

Por deputeti i opozitës ka hedhur poshtë arritjen e një konsensusi pa plotësimin e kushteve. I pyetur për çmimin e bashkëpunimit, Bardhi tha se ai lidhet me kërkesën e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore brenda parlamentit.

“Kushtet e opozitës janë publike dhe lidhen me krijimin e kushteve nga mazhoranca që opozita të ushtrojë misionin e saj në një shoqëri demokratike, që përfshin kontrollin parlamentar dhe të drejtën e opozitës për të emëruar përfaqësuesit e saj në komisionet parlamentare”, tha ai për BIRN.

Afrim Krasniqi, një ekspert politik që drejton Institutin për Studime Politike, një institut kërkimor, i tha BIRN se gjithëpërfshirja në reformën zgjedhore është jetike për integritetin e saj.

“Reforma zgjedhore kërkon një konsensus politik, sepse përveç votave formale, është një proces që ka të bëjë me partitë që konkurrojnë me njëra-tjetrën dhe rregullat e lojës dhe konkurrenca duhet të pranohen të gjitha nga partitë konkurruese që procesi zgjedhor të ketë integritet”, tha Krasniqi për BIRN.

Pagat e gjyqtarëve dhe Avokati i ri i Popullit gjithashtu në pritje

Foto ilustruese Avokati i Popullit.

Një tjetër çështje pezull që kërkon miratimin e të gjitha palëve është projektligji i Ministrisë së Drejtësisë për pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me propozimin e vetë Gjykatës Kushtetuese që paga të jetë rreth 6,000 euro, dhe ai i kryetarit të Gjykatës rreth 7,000 euro.

Basha tha për mediat në shtator se po e mbështeste këtë nismë, duke përdorur argumentin se “një gjyqësor me rroga të larta do të thotë më shumë shanse që ata të mos kapen nga qeveria”, por nisma është kundërshtuar ashpër nga anëtarët e tjerë të opozitës dhe mbetet në pritje.

Gjashtë vite pas miratimit të reformës në drejtësi në Shqipëri, mazhoranca dhe një pjesë e opozitës ranë dakord për të bërë ndryshime në paketën ligjore, me synimin për të përshpejtuar plotësimin e vendeve vakante.

Kur u miratua për herë të parë në vitin 2016, reforma në drejtësi mori një konsensus nga të gjitha palët dhe kështu ndryshimet e fundit të propozuara kërkojnë miratim edhe nga të gjitha palët.

Kjo duket e pamundur në klimën aktuale parlamentare.

“Meqë palët arritën një konsensus për reformën në drejtësi (në vitin 2016), çdo ndërhyrje në sistem duhet të bëhet gjithashtu me konsensus, sepse kërkon jo vetëm ndërhyrje në ligjet organike, por edhe rishikim të neneve në kushtetutë”, tha Krasniqi për BIRN.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit është një tjetër çështje pezull që ka nevojë edhe për një konsensus politik.

Sipas ligjit, një kandidat që merr mbështetjen e 28 deputetëve do të ketë mundësinë të votohet në parlament dhe duhet të zgjidhet nga tre të pestat e të gjithë anëtarëve.

Në praktikën e kaluar parlamentare, Avokati i Popullit propozohej përgjithësisht nga opozita, por këtë herë socialistët dhe opozita janë larg një konsensusi, duke shkelur afatin kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni.

Vendi vakant për Avokatin e ri të Popullit u shpall fillimisht nga Komisioni për Çështjet Ligjore më 30 mars 2022, pas përfundimit të mandatit të Erinda Ballancës.

Thirrja u shty disa herë, ndërsa grupet parlamentare të dy partive të mëdha, PS dhe PD, deklaruan se po negociojnë për një emër konsensual dhe do t’i përmbahen traditës për të mbështetur një emër që vjen nga opozita.

Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të organeve të administratës publike. Ai ose ajo shërben për pesë vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

Si nisi “konflikti parlamentar”

Ish-kryeministri Sali Berisha në një protestë para Kuvendit, dhjetor 2023. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

Çështja e komisioneve hetimore në parlament ishte arsyeja kryesore për nisjen e protestave gati tre mujore nga opozita, duke bllokuar, në fakt, si komisionet ashtu edhe seancat plenare të parlamentit.

Që kur një komision për të ashtuquajturën “çështja e inceneratorëve”, i cili po hetohet edhe nga Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, , përfundoi punën në mars 2022, mazhoranca socialiste ka hedhur poshtë çdo kërkesë të opozitës për më shumë komisione, duke e mohuar të drejtën kushtetuese për të kërkuar llogari nga ekzekutivi.

Në një situatë të tensionuar politike, socialistët ndërkohë ndryshuan ligjin, duke kufizuar të drejtën e opozitës për të ngritur komisione dhe vendosën rregulla të reja që lejojnë mazhorancën të kontrollojë vendimmarrjen për mbledhjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve.

Ligji u miratua nga Presidenti i Shqipërisë të enjten. Në argumentet e tij, ai shprehu rezerva për disa dispozita të ligjit dhe e quajti një nga pikat “regresive”, por shtoi se nuk sheh shkelje kushtetuese në amendamentet e miratuara në mënyrë të njëanshme nga socialistët.

“Dispozita për marrjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve me vendim të ndërmjetëm formon regres në raport me ligjin e mëparshëm, i cili, kryerjen e këtyre procedurave nuk ia nënshtronte votimit, por çështja në vetvete nuk ka lëndë kushtetuese”, argumentoi ai.

Në një deklaratë për mediat nga Presidenca thuhet se “ligji nuk mund të quhet antikushtetues”.

Megjithatë, Raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian theksoi si një shqetësim të madh faktin se Parlamenti i Shqipërisë ushtron shumë pak kontroll mbi qeverinë e kryeministrit .

Rregullorja e parlamentit u ndryshua gjithashtu në mes të konfliktit të 14 dhjetorit të vitit të kaluar, kur vetëm socialistët votuan që deputetët tani mund të përjashtohen deri në 60 ditë, nëse shkelin rregulloren. Më parë, rregulli ishte 10 ditë. Kjo thjesht ka ndikuar në përkeqësimin e konfliktit mes opozitës dhe qeverisë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *