• |
ide | kryesore

Ish-efektivi i RENEA-s plagoset me armën e tij në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
renea



Një ish-efektiv i forcave RENEA, është vetëplagosur me armë në zonën e Insitutit në Tiranë. Sipas të njëjtave burime, 37-vjeçari e kishte armën me leje. Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Dyshohet se po kryente manovra me armën kur ajo është shkrehur. I plagosuri është dërguar në spital.

“Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – njofton policia.

Lajmi po përditësohet… /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *