• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Kosovë/ Përplasen tre makina dhe një kamion, gjashtë të plagòsur

Arkiva, Lajme
aksidentet, Aksident, Kosovë, Sarandë, Korçë



Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka sqaruar se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion.

“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion. Për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *