• |
ide | kryesore

Klopp lajmëron një vit pushim: Kurrë më një skuadër angleze, edhe nëse do vdisja urie”

Sport
Klopp



“Unë nuk do të ndryshoj mendje, edhe nëse fitojmë gjithçka. Kam nevojë për një pushim dhe është koha për ta marrë”. Përpara gazetarëve, Jürgen Klopp ripërsërit lajmin që tronditi Liverpool dhe Premier League që prej mëngjesit të sotëm. Gjermani do të largohet nga Anfield në fund të sezonit. Në moshën 56-vjeçare, edhe pse dëshiron të fitojë gjithçka në këtë 2023-2024, ai ndjen se nuk ka më energji për të ecur përpara. “Vitin e ardhshëm nuk do të drejtoj asnjë klub apo asnjë ekip kombëtar – njoftoi Klopp -. E nuk do të drejtoj kurrë një klub tjetër anglez, edhe nëse vdes nga uria”.

VENDIMI

Klopp përsërit se marrja e një pauze, ndoshta edhe heqja dorë (ai nuk jep ndonjë siguri në këtë pikë) ishte vetëm vendimi i tij. “Kam 24 vjet që e bëj këtë. Ka pjesë të kësaj pune që nuk i shikon dot dhe që nuk i duroj dot më – shpjegoi ai -. Unë e kam ndërtuar karrierën time mbi energjinë, në një mënyrë të caktuar stërvitje që nuk është më e qëndrueshme. Nuk mund të jap më gjithçka që kam, duke i përkushtuar 100% punës sime, Liverpool. Kuptova që burimet e mia nuk janë të pafundme dhe preferoj të jap gjithçka këtë sezon dhe më pas të bëj një pushim. Ose të heq dorë”.

E ARDHMJA

Ideja e pasuesit të Klopp është mendimi i dytë i çdo tifozi të Liverpool. Një vendim në të cilin, megjithatë, fytyra e epokës së fundit fituese të Reds nuk ka ndërmend të marrë pjesë. “E di që mendon se unë bëj gjithçka sepse jam unë ai që e vë fytyrën më shpesh – thotë ai me buzëqeshje –. Ka shumë njerëz që janë përgjegjës për të marrë vendimin më të mirë për klubin. Gjëja e fundit që ata kanë nevojë është këshilla e një menaxheri të vjetër që po del nga dera”.

Lexo më tejE papritur, Klopp zyrtarizon largimin nga Liverpool: “Jam i bindur se është vendimi i duhur”

Një nga ata që do të duhet të mendojnë për këtë është Billy Hogan, drejtor ekzekutiv i Liverpool: “Nuk dua të jap një datë. Ky proces duhet të bëhet në mënyrën e duhur, siç u bë më shumë se tetë vjet më parë kur punësuam Jürgen – shpjegoi ai -. Ne duhet të analizojmë të dhënat dhe informacionin, të bëjmë kërkimin tonë, të marrim vendimin e duhur. Është një proces që do të vazhdojë në prapaskenë. Por ndërkohë ky sezon duhet të vazhdojë në një nivel të lartë”. Pikërisht ashtu siç kërkon Klopp, i cili kthen faqen dhe tashmë po mendon për Norëichin, një kundërshtar në Kupën FA tashmë të dielën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *