• |
ide | kryesore

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO rikthen në burg Pëllumb Abeshin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rikthyer në qeli Pëllumb Abeshin, një prej të akuzuarve në lidhje me dosjen e inceneratorit Tiranë. Vendimi i Apelit të Posaçëm erdhi si rezultat i kërkesës së Prokurorisë ë Posaçme për konvertimin e masës “arrest në shtëpi”, në masën “arrest me burg”.

Abeshi do të rikthehet në qeli pas vetëm 17 ditësh. Më 10 janar atij i ishte caktuar masa “arrest në shtëpi”. Kujtojmë se Pëllumb Abeshi u arrestua më 27 mars të vitit 2022 me akuzën e shpërdorimit të detyrë për inceneratorin, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Shpronësimit në Ministrinë e Mjedisit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *