• |
ide | kryesore

Korrupsion, pastrim parash e kulla, Lëvizja Bashkë proteston në Tiranë (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori ka organizuar protestë në sheshin “Skëndërbej”.

Me pankarta në duar, ku shkruhej “Kundër korrupsionit, kullave dhe pastrimit të parave”, dhjetëra aktivistë hodhën akuza kundër qeverisë, duke deklaruar se një grusht politikanësh janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.

Sipas aktivistëve, korrupsioni po gërryen bazat e shtetit dhe shoqërisë shqiptare, ndaj qytetarët duhet të protestojnë për t’i dhënë fund korrupsionit, sipas tyre të korruptuarit duhet të shkojnë para drejtësisë. Lëvizja Bashkë ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.



4 Comments

  1. Parulle e kohes, por e vjedhur, mbasi eshte bere bumi denoncues nga opozita, keta duan te marrin monopolin..Nese jane opozitare le te bashkohen per ta rrezuar kete qeveri korrupsioni, por jo, ky grup eshte kundre kapitalit e demokracise kapitale, eshte me demokracine sociale ne propagande, gje qe te le shije te keqe, nga se keshtu propagandonte edhe krimineli Hoxha, po ku na degdisi.Ky grup i ka ne pushtet kokat e saj,e andaj duket loder percarese, ani se me kerkesen jane koherent.Fuqia e tyre eshte shume e vogel, duket si nje sekt i sektit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *