• |
ide | kryesore

Kontrollet e SPAK, Berisha: 5 drejtorë të Veliajt kanë vjedhur 30 milionë euro

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e kësaj të diele kontrollet e SPAK në bashkinë e Tiranës.

“Këto ditë keni dëgjuar se u bënë disa kontrolle te zyrtarët e Erion Veliajt. A e dini ju se çfarë janë ato? Belind Këlliçi ka denoncuar që në maj të vitit të kaluar kompaninë e famshme “5D” që do të thotë 5 drejtora. 5 drejtora të bashkisë me në krye Erion Veliajn kanë vjedhur 30 milionë euro prokurorime, para publike me familjarët e tyre” – tha Berisha që akuza bëri edhe për rrugën e Arbrit.

“Rruga e Abërit, kur e dorëzuam në vitin 2013, ishin pa ndërtuar gjithsej 27 km. 32 km ishin të përfunduara. Çfarë po ndodh me 27 kilometrat. Me 27 km e rrugës së Arbrit e gjerë 10-11 metra, po i shkon çmimi fiks sa Rrugës së Kombit e gjerë 27 metra në akset e saj. A ka vjedhje më të madhe? Shikoni pse.

Kur të shihni Gazin dhe Olsi Ramën do të shikoni tabelat mbrapa, “Gjoka Kompani”. Pra paratë po i vjedh Olsi me Demin bashkë me Gjokën dhe çmimi i rrugës ka kaluar në ato 27 kilometra në 11 milionë dollarë kilometri” – tha Berisha për protestuesit që ishin mbledhur poshtë banesës së tij. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Keta drejtoret sot, skam asnje dyshim. Qe jan hajduta e te korruptuar. Se mesojn nga shefat e tyre.
    Po ne kohen tende o sali.
    A kan vjedh drejtoret e tu???
    Se kam pershtypje qe jo vetem vidhnin.
    Po kan qen dhe shume debila arrogant e injorant.
    Me ty filloi babezia o mortje.
    Ti je strumullari e cdo te keqe ne kete vend.

  2. Qe rilindja eshte nje grup qe vjedh cdo gje qe i del perpara, kete e di cdo shqiptar, i madh apo

    i vogel, ashtu si e dine edhe nderkombetaret qe po ia shohin hajrin kesaj vjedhje. Qe Shqiperia

    po boshatiset, kjo nuk ka nevoje per publikimin e cencusit per ta kuptuar, mjafton te udhetosh

    neper fshatra e do shikosh si kane mbetur vetem pleq te vetmuar, edhe babetite jane dale nga

    qarkullimi se ska kush i ruan. Qe Shqiperia po rrenohet perdite e me teper nga kjo qeveri. edhe

    kjo eshte e qarte dhe nuk ka mbet njeri pa e kuptuar. Keto jane konstatime qe i shohim perdite

    dhe i vuajme ne shtepite tona, ne familjet tona. Nuk ka mbet gje per tu sqaruar.

    Per tu sqaruar ka mbet cfare do te behet, si do te ndalet dora e ketyre monstrave qe po e shkaterrojne

    kete vend e kete popull. Kjo nuk behet duke varur shpresat te nje burre 80 vjecar, kushdo

    qofte ai.

  3. Ne fakt keta drejtoret ,hajdutet e sotem, jane intelektuale, jane te edukuar te ditur. Na gajaset! A ka me arrogante a ka me kleptomane, a ka me te paafte, a ka me te pispisollosur pa shije, te fryre me shiringa , skifozo!

  4. Sale,
    Ka ardh koha qe te besh sikur te ka ra ndonje semundje e keshtu terhiqesh me nder nga kjo situate ku e ke fut veten!

    Zgjedhje ke sa te dush. Ca do te te uronin ndonje damlla a gje te ketij lloji, po une them qe dhe nje kancer ne fyt a ne zorre te bythes do te mjaftonte. Keshtu dhe atyre 5 koqeve qe jane te detyruar te vijne tek rrugica i cliron nga halli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *