• |
ide | kryesore

Mori 65 kg marijùanë të trafikuar nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari në Mal të Zi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Zi



Policia kufitare malazeze ka pikasur dy persona të dyshimtë të cilët po transportonin thasë përgjatë rrugës nga territori i Shqipërisë në drejtim të Malit të Zi, të cilat më pas ia kanë dorëzuar një personi të panjohur i cili i ka ngarkuar në automjetin e tij dhe ka vijuar lëvizjen në territorin malazez.

Në rrugën Grabom – Dinoshë, efektivët e policisë kanë ndaluar mjetin në fjalë me drejtues shtetasin N.P. 41 vjeç nga Podgorica. Gjatë këqyrjes së automjetit policia ka gjetur dhe konfiskuar 60 pako me lëndë narkotike marijuanë, me peshë totale rreth 64.8 kg.

41-vjeçari, automjeti dhe lënda narkotike i janë dorëzuar autoriteteve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë, të cilët me urdhër të prokurorit kanë arrestuar N.P. me dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *