• |
ide | kryesore

Ikja e presidentit, gafa e Tafas dhe replika me gazetarin, Mehmeti është një stuhi: “Portierin falenderoje ti”

Sport
Mehmeti



“Për të qenë të sinqertë, dua të falënderoj çunat se ishe meritë e tyre, besuan deri në fund, sakrifikuan. Vinim nga një situatë e vështirë pas dy humbjeve, sidomos atë ndeshjen me Tiranën që ka lënë një njollë në aspektin psikologjik”. Dritan Mehmeti ia dedikon lojtarëve fitoren in-extremis kundër Kukësit, pak minuta pasi pa ti rikuperoheshin dy gola nga veri lindorët. Dinamo u imponua 3-2 duke u afruar tashmë -2 nga zona e Final Four, edhe pse presidenti Bardhi u largua nga stadiumi pa e parë golin e fitores, ndoshta i zhgënjyer nga dy golat e Kukësit që e bënë rezultatin 2-2 në të 86′. “Presidenti u largua nga stadiumi? Me presidentin akoma nuk kam komunikuar, ai e ndjen shumë ndeshjen dhe ka në të tilla situata. Mendoj se ashtu e ka ndjerë se nuk është hera e parë që i është kthyer Dinamos, është tre herë. Të ndodhte edhe sot, do të ishte shumë e vështirë”.

Lexo më tejVideo/ Pësoi dy gola në dy minuta në fund, Dinamo rrëmben fitoren në të 96′ kundër Kukësit

Tekniku dinamovit i kthehet edhe gazetarit në studio që konstatoi se duhej një falënderim për Tafas. “Unë do të falënderoj lojtarët e mi, ti (i drejtohet Çarçanit që e pyeti) Tafasin, se kjo është lojë gabimesh. Se si mund të gabojnë lojtarët në vendosje, mund të gabojë edhe portieri kundërshtar. Ky është këndvështrimi ynë. Megjithatë kishte situata të mira skuadra, nuk mund ta hedhim poshtë djersën e lojtarëve. Ky është futbolli, në fund të fundit duhet edhe fati, si ta kërkosh që të shkosh te pikët” tha Mehmeti.

NICA NË SHTËPI, PARA MEDIAVE KËRRNAJA

“Profesori i vuan këto ndeshje dhe iku në shtëpi”. Oltion Kërrnaja, zv/trajneri i Kukësit, tregon situatën tashmë të ditur me teknikun Stavri Nica dhe mërzinë e tij pas humbjeve të Kukësit. Skuadra ka 11 javë pa fitore në kampionat dhe tani rreziku i rënies është konkret. “U bënë shumë javë që nuk fitojmë. Kemi bërë ndeshje shumë të mira, por në fund kanë rëndësi pikët, që për ne nuk po vijnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *