• |
ide | kryesore

Lajçak vizitë në Kosovë, do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi

Lajme, Të fundit
Lajçak



I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të jetë sot në Kosovë, ku do të bisedojë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës në dialogun e Brukselit.

Një ditë më parë, ai ishte në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të cilin përveç të tjerash diskutoi edhe për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas zëdhënësit të Bashkimit Europian, Peter Stano, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, po i kryen këto vizita në Beograd dhe Prishtinë, në përpjekje për të çuar përpara dialogun.

“Bisedimet me presidentin Vuçiç në Beograd dhe me homologët kosovarë në Prishtinë, janë pjesë e mandatit të tij, janë pjesë e punës dhe përpjekjeve të tij të vazhdueshme në drejtim të ndihmës së të dyja palëve për të çuar përpara dialogun”, theksoi Stano.



1 Comment

  1. ore e keni pyt ramen per bisedimet apo po i beni me koke tuaj?

    skeni gjo ne vije , pa ardh lideri global sdo arrini gje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *