• |
ide | kryesore

Mediat greke: Shqiptari në kërkim në kërkim për vrasje, por lëviz i lirë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë publikuar video të të shumëkërkuarit shqiptar, 35-vjeçarit nga Fieri Elis Salaj, i cili edhe pse akuzohet për vrasje shëtit i lirë në shtetin grek. “Zougla” ka nxjerrë imazhe të shqiptarit, teksa pozon në rrjete sociale krah një grupi personash. Sipas kësaj media, burimet policore kanë bërë me dije se ka qenë pikërisht pistoleta e Salajt ajo që ka rezultuar se ka shtënë ndaj 39-vjeçarit nga Delvina Pëllumb Islami në ngjarjen e 21 shkurtit 2023 në Nea Ionia të Athinës.

Pavarësisht kësaj, Salaj, i cili rezulton pjesë e grupit kriminal të vetëquajtur “Lions”, vazhdon të shëtisë i lirë. Ky grup kriminal qendrën e ka në lokalin e famshëm “BellaVita” në Athinë, nga ku akuzohen se kanë planifikuar e kryer më pas krime të rënda në Greqi dhe janë të përfshirë në trafiqe të paligjshme. Jashtë këtij lokali nate, disa ditë më parë policia greke arrestoi me pistoletë TT pa leje një 36-vjeçar bullgar, i cili rezultoi lidhje e ngushtë me shqiptarët.

Më herët për vrasjen e Pëllumb Islamit janë ndaluar edhe 34-vjeçari Olsian Nurixhi alias Ernest Nurixhi si dhe një 24-vjeçar shqiptar i njohur si “Dhimitri” apo “Nektarios”. Disa kohë më parë, mediat greke zbuluan informacione të dispononte policia greke se anëtarët e “Lions” kishin konflikte të hapura edhe me dy vëllezërit grekë Strato dhe Jani Lala, të arrestuar më pak se një vit më parë për vrasjen e gazetarit investigativ grek Girogos Karaivaz dhe të boksierit Hari Kontogiorgi.

Grupi “Lions” dhe lokali “BellaVita” dyshohet se kanë lidhje me një personazh të njohur të botës së krimit, i burgosur në Greqi për trafik kokaine nga Amerika Latine dhe me disa ngjarje të tjera të rënda në shtetin fqinj.



2 Comments

  1. E kemi qelbur me kohe Shqiperine, kemi qelbur fqinjet si Greqine dhe Italine, po qelbim Europen si Gjermanine, Hollanden, Belgjiken, Francen, Spanjen deri ne Angli, Kemi vajtur deri ne Ameriken Latine per te bere tregti droge. Rrace me e poshter nuk paska pas se sa ne shqiptaret

    1. popull kurve qe voton ate qe i qi robt atyre qe jane ne vend!

      ca te tjere votojne ramen dhe pastaj ikin ne europe si emigrante

      ca te tjere i kan hyre krimit se rama i ka thon silli leket ne shqiperi blej vila apartamente njesi tregtare, hotele se ste tote gjo nejri ku i gjete paret, dhe je q je futi i dor fushate na mblidh ca vota

      popull kurve ca pret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *