• |
ide | kryesore

U kapën duke shkëmbyer mbi 16 kg kokainë në një parking, arrestohen 4 persona në Tiranë

Lajme, Të fundit



Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën teksa po shkëmbenin 16 kilogramë koakinë në një parking.

Nga ky operacion janë sekusestuar 16.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 90 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash dhe 5 celularë.

Shkëmbimi i drogës po kryehej në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, operacioni policor i koduar “Lokacioni”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në DVP Tiranë. U kapën në flagrancë duke shkëmbyer 16.2 kg lëndë narkotike kanabis, vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen 16.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 90 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash dhe 5 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lokacioni”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. D., 32 vjeç, H. Z., 23 vjeç, V. K., 23 vjeç dhe H. M., 23 vjeç.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë, në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës, duke shkëmbyer 2 qese plastike brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 16.2 kg. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit H. M., në Korçë, shërbimet e DVP Korçë gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *