• |
ide | kryesore

Skandaloze/ Magjistratura heq mesataren për provimet e pranimit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkolla e Magjistraturës shpërndau të mërkurën më 31 janar një njoftim që e cilësoi të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2024-2025. Që në krye të njoftimit sqarohej se Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, në mbledhjen e datës 29 janar 2024, ka vendosur të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8-të, të lëndëve kryesore.

Në një reagim publik pas vendimit, Qëndresa Qytetare, një organizatë që lufton për cilësi në arsimin e lartë, e cilësoi vendimin e Shkollës së Magjistraturës të gabuar.

“Në këtë moment kur sytë e qytetarëve janë drejtuar tek SPAK-u dhe reforma, elitat e këtij sistemi morën një vendim që ngre dyshime, pikëpyetje dhe mosbesim tek rekrutimi i gjyqtareve dhe prokurorëve të rinj,” tha Qëndresa Qytetare, ndërsa shtoi se Shkolla e Magjistraturës ende nuk është pastruar nga të shkarkuarit dhe dorëhequrit e vetingut, të cilët nuk kanë moral dhe etike për të formësuar gjyqtarët e rinj.

Neni 10 i Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, ‘regjistrimi i kandidatëve për magjistratë dhe kriteret e pranimit, përcaktonte në shkronjën (d) se, për t’u pranuar në formimin fillestar për magjistrat, duhej që ndër të tjera të kishte notë mesatare të përgjithshme mbi 8-të, si dhe ‘notë mesatare mbi 8 (tetë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e përgjithshme dhe pjesa e posaçme), Procedura Civile, Procedura Penale, E Drejta Administrative dhe e Drejta Kushtetuese.

Me ndryshimin e tre ditëve më parë, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës ka mundësuar që edhe të diplomuarit si juristë që nuk arrijnë këtë kriter të munden të jenë pjesë e trupës së magjistratëve të rinj nëse zgjidhen si fitues.

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi i pyetur nga BIRN lidhur me qëllimin e këtij ndryshimi, u shpreh se ishte në pamundësi mbrëmjen e të mërkurës për folur lidhur me këtë vendimmarrje, por shtoi se ishte i gatshëm të jepte komentin e tij paraditen e të enjtes.

Këshilli Drejtues ka vendosur të ndryshojë edhe dispozitat lidhur me provimin e fazës së dytë në mënyrë që provimi i pranimit të zhvillohet në dy ditë. Sipas ndryshimeve, në ditën e parë provimi do të bëhet vetëm për pesë tezat e lëndëve, ndërsa ditën e dytë vetëm me rastet praktike. Në ditën e dytë të fazës së dytë, provimi mbi raste praktike do të ketë dhe një rast praktik shtesë, në të drejtën administrative.

Provimi i fazës së dytë është përcaktuar të ketë 400 pikë, 250 pikë në ditën e parë për pesë tezat dhe 150 pikë për rastet praktike.

Faza e parë me natyrë kualifikuese zhvillohet me vlerësim elektronik dhe organizohet në një ditë./BIRN



14 Comments

    1. Nuk është çështja se janë idiotë, por njerez të pamoralshëm dhe të poshtër. Këta do jenë gjykatësit dhe avokatët e se nesërmes, që ta fusin tamam.

  1. E cu duhet mesatarja. Boll ti sherbejne partise. Jo per gje po patronazhistet dhe lepiresit veshtire se e kapin mesataren

  2. Kujtojmë që shumë biznesmenë dhe oligarkë që marrin para, koncensione dhe prona publike, paguajnë me fatura mujore televizionin e Familjes Berisha.

    Tan Dulaku, Bashkim Ulaj, Gentian Sula, Devollët, Salillari etj janë vetëm disa nga financuesit. Të tjerë që bezdisen nga lakimi që u bën Berisha në ballkon, duhet të paguajnë që të mos përmenden më.

    Prej dy vitesh, Syrin e Familjes Berisha besohet se e financon edhe Arben Ahmetaj, me paratë që ka mbledhur nga aferat me pasuritë publike.

    Ka informacione që tek Shkëlzeni paguajnë tarifa të mëdha mujore edhe disa ministra dhe drejtorë të pushtetit, të cilët Berisha nuk i përmend kurrë.

  3. Kaq i sigurtë je 13:01!!!
    Mos po bëhet fjalë për Rama Tv.
    Se ai jua mer lekët pa nevojë që t’a financojnë!!!

  4. Nuk ka më asnjë alternativë për atë që është ekselent.
    Tani të gjithë rilindasit që nuk dallohen për zgjuarsi por vetëm për të qenë shërbëtor e kanë rrugën e hapur.
    Drejtësia pronë e Ramës dhe bandës së tij!!!
    Nuk besoj që ndonjë i ri me një familje të djathtë do të mund të hyjë e të bëhet maggistrat

  5. Kush shkon ne shkollen e magjistratures ? Jane bijte e bijat e rilinsasve, te patronazhisteve, te

    socialisteve. Xero shans per bijte e bijat e popullit opozitar. Atehere pse te vrasin mendjen e te

    mesojne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *