• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori i “Rocky”

Arkiva, F1, Paparazzi
rocky



Carl Weathers, aktori protagonist në filmat e njohur “Rocky” dhe “Predator” ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. Familja e tij lëshoi një deklaratë përmes agjentit të tij për të njoftuar se ai ndërroi jetë “i qetë në gjumë” më 1 shkurt.

“Carl ishte një qenie njerëzore e jashtëzakonshme që jetoi një jetë të jashtëzakonshme. Nëpërmjet kontributit të tij në film, televizion, art dhe sport, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe është i njohur në mbarë botën dhe brezat. Ai ishte një vëlla, baba, gjysh, partner dhe mik i dashur” – thuhet në deklaratën e familjes.

Weathers u bë i njohur për rolin e Apollo Creed së bashku me Sylvester Stallone në 4 filmat e parë të Rocky. Pamjet e Weathers u përdorën gjithashtu në filmat “Creed” që pasuan me Michael B Jordan. Pasi u bë një yll i futbollit në kolegj në vitet 1960 ai u tërhoq nga një karrierë profesionale në fillim të viteve 70. Weathers filloi të aktrojë në kinema me role të vogla.

Carl Weathers, Apollo Creed from 'Rocky' and 'Mandalorian' star, dies at 76

Shpërthimi i tij erdhi në vitin 1976 me Rocky duke marrë një rol të destinuar fillimisht për boksierin e vërtetë Ken Norton. Ai dyshohet se e mori rolin pasi kritikoi aktrimin e Stallone në audicionin e tij. “Ndonjëherë gabimet janë ato që të bëjnëshfaqjen” – tha ai në 2015.

Carl Weathers: Rocky and Star Wars actor Carl Weathers dies aged 76 as tributes pour in

“Ishte e vështirë të shpëtoje nga goditjet me grushte në sheshin e xhirimit. Kishte raste kur qëllimisht godisnim njëri-tjetrin. Unë kam qenë gjithmonë i shqetësuar se nëse godas Stallonen dhe mund t’i dhembë. Nuk kisha asnjë arsye për këtë” – tha ai në vitin 2020.

Carl Weathers

Weathers më pas mori role në 3 filmat e ardhshëm të Rocky si dhe përballë Arnold Schwarzenegger në “Predator” të 1987-ës me rolin kryesor në Action Jackson të 1988-ës. Në dekadën e ardhshme ai luajti me Adam Sandler në “Happy Gilmore” apo edhe me dublimin e Combat Carl në “Toy Story 4”.

Rolet e tij më të fundit përfshinin Greef Karga në “The Mandalorian”, i cili i dha atij një nominim për Emmy. Ai gjithashtu drejtoi dy episode. Ai la pas dy djem. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *