• |
ide | kryesore

Robelli: Nëse djegësi i Tiranës hetohet si duhet, nuk përmbyset vetëm pushteti, por edhe shteti!

Lajme, Të fundit



Nga Enver Robelli

Ndotja e Shqipërisë!

Arben Ahmetaj ka qenë me vite të tëra numri dy në qeverinë e Edi Ramës.

Tani ai kërkohet nga drejtësia e cila e akuzon për korrupsion. Të enjten Arben Ahmetaj foli nga ekzili dhe ngriti akuza shumë të rënda kundër Edi Ramës, Erion Veliajt dhe gazetarëve të afërt me ta për përfitime ilegale financiare nga skema e inceratorëve (impianteve për djegien e bërllokut).

Nga moria e akuzave dhe kundërakuzave është e pamundur të thuhet se kush është fajtori dhe a ka një fajtor të vetëm për këtë mega-aferë. Por një gjë është e sigurt: vetëm në rastin e inceratorit të Tiranës janë harxhuar 130 milionë euro nga buxheti i shtetit. Dhe inceratori NUK është ndërtuar fare.

Në xhepat e kujt përfunduan 130 milionë euro? Pa hetim të plotë të këtij rasti, zbulim të fajtorëve dhe dënim të tyre, drejtësia e re dhe SPAK-u rrezikojnë të mbesin vetëm një përrallë.

Nëse rasti i Tiranës hetohet si duhet, nuk përmbyset vetëm pushteti, por edhe shteti.

*Reagim i gazetarit të njohur në median sociale



11 Comments

    1. Duhet te plasesh ti o kafshe qe jeton per faqe te zeze duke lehur e duke kafshuar!
      Rama noton e fle mbi miliarda e nuk e rruan fare per ju shtazet qe e mbroni dhe e votoni!
      Rama do ju qije robt me radhe gjithe rrilindasve, ne radhe te pare, sic edhe po ben!

  1. Eh more shoku Enver. Drejtesia e re dhe SPAK u krijuan pikerisht per ti vene celsin

    aferave te tilla , ku kjo e inceneratoreve eshte nje nga mijera te tilla dhe nuk eshte me e

    madhja. Ne krahasim me ate te Portit te Durresit psh kjo eshte nje therrime. Ose psh

    vlera e te gjithe inceneratoreve sebashku nuk perbejne as 10% te rushfeteve te marra

    nga Aluizni e Kadastra e Lames per te cilat ka nje dakortesi nga te gjitha palet per

    te heshtur. Po te kishin ato para te korrupsionit nga nje GSP do shikonim se shume , po

    shume prej tyre e kane kaluar oqeanin .

    1. Ke ndonje kritike per Kryeministrin ore rilindas I perulur???

      Pasi te perdhunoi me koncesione, traun ne rrugen e kombit, dhurim te pronave publike qyl, ti rilindas I perhumbur shkruan komente.

      E meritom halene sociale ku jeton.

      1. Plotesisht jam ne nje mendje me komentuesin e pare qe nuk ka emer! Po ti shtosh portit te Durrsit prej $ 2miliard aferat e Damianit,te Ballukes qe kane ndertuar autostrada me nga 25 million dollar/ km kjo shume shkon ne mbi 5 miliard dollar,por se historia e inceneratoreve eshte nje vjedhje e hapur qe nuk ka asnje incinerator, ku dollaret jane marre dhe po vazhdojne te merren, jo vetem pushteti qe iken ne ekxil me ne krye kryehajdutin Edvin mavija, po edhe shteti falimenton sic thot gazetari I respektuar sh Enver!

  2. Leket e inceneratorit kane perfunduar nje pjese pertej oqeanit, pendryshe nuk ka si shpjegohet fakti qe me gjithe keto skandale qe do ti kishte zili dhe Mugabe apo kushdo diktator ne bote, dhe “miqte” tane amerikane nuk kane thene asnje fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *