• |
ide | kryesore

Shehi “ngarkohet emocionalisht”, para gazetarëve del Plaku. Tetova i dëshpëruar: “Goli në fund djeg”

Sport
Plaku



Orges Shehi nuk është shfaqur para gazetarëve në përfundim të ndeshjes me Egnatian. Barazimi 1-1 nuk e ka lënë të kënaqur teknikun, që ka lënë fjalën për ndihmësin e tij Sebino Plaku. Ai ka sqaruar se Shehi është ndjerë i ngarkuar emocionalisht: “Pjesa e parë ishte më afër realitetit – tha Plaku -. Në të dytën mendoj se lojtarët u mposhtën nga emocionet. Mendoj se kjo i bëri që të dilnin shpeshherë jashtë detyrave. Por prapë arritëm të ringrihemi. Ishin shumë të ngarkuar, po bënin disa lëvizje që nuk i kishim përgatitur. Kurse më pas e morën veten. Nëse do të vazhdonim në këtë mënyrë do të ishte akoma më mire”.

Plaku pastaj sqaroi edhe daljen e Maguette që komplikoi manovrën e të kuqve: “Pjesa e Maguette na ndryshoi të gjithë manovrën, sepse ndryshuam sistem, por edhe lojtarë. Zbritëm Taipin, që është më ofensivë. Për shpërdorimin është diçka që nuk e sqarojmë dot me një fjali. E vuajmë për faktin që lojtarët duhet të veprojnë pak më shpejtë, sidomos në zonën e kundërshtarit”, e mbylli Plaku.

TETOVA: GOLI NË MINUTAT E FUNDIT DJEG

“Ishte ndeshje e mirë, por kishte kurba. Kishte epërsi të Partizanit me raste, me topa të humbur nga ne. Ishim pak vështirësi në markim. Në pushimin e ndeshjes, çdo gjë në pjesën e dytë foli për ne. Nuk është problemi i mërzitur, është çështje minutash. Futbolli është lojë gabimesh, por goli në minutat e fundit të djeg”. Edlir Tetova bën konstatimin, pa fshehur motivin që e pa aq të trishtuar pas pësimit të golit. Tekniku i Egnatias pastaj tregoi edhe dëshirën që kishte për të fituar ndeshjen e parë sezonale ndaj të kuqve: “ Nuk doja që ndeshja të dilte barazim. Nuk doja barazim sot. U bë ndeshja e katërt me Partizanin, pa Superkupën, janë marrë tre barazime. Nuk është çështje demoralizimi. Por të djeg goli në fund. Të djeg për një gabim që ishte i kalueshëm. Të shijojmë momentin dhe falënderoj çunat”, u mbyll Tetova.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *