• |
ide | kryesore

Berisha: Ju them pse po heshtin Rama dhe Veliaj për akuzat e Ahmetajt

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta në deklaratën e tij në tubimin radhës pranë banesës së tij në Tiranë. Duke folur nga dritarja për shkak të masës “arrest shtëpie”, Berisha foli për deklaratat e Arben Ahmetajt dhe heshtjen e Ramës.

“Ish-numri “dy” për 9 vite i qeverisë shqiptare, tani në mërgim, lëshoi nga Zvicra aktakuza mbi Edi Ramën, Erion Veliajn si eksponentët më kryesorë të mafias në Shqipëri. Si hajdutët më kryesorë në aferën e djegësve. Ai deklaroi se “nëse do të hetohej kjo aferë, shqiptarët do të llahtariseshin” dhe se përfshirja është maksimalisht në nivelet më të larta.

Nëse keni ndjekur këto ditë ka qenë një zhvillim i jashtëzakonshëm. Ky zhvillim është se për herë të parë, me gjithë akuzat direkte për Edi Ramën, Erion Veliaj, Altin Dumanin, Belinda Ballukun, asnjë fjalë, asnjë rrokje nuk kanë shqipëruar ata të cilët menduan se, Arben Ahmetaj nuk ka gjë të re, u ngutën.

E vërteta është se të gjitha ato që i ka thënë Arben Ahmetaj, i ka thënë PD në mënyrë të përjavshme. Por mos harroni miqtë e mi se kësaj here, bomba shpërthej nga brenda. Kësaj here, Edi Rama nuk guxoi të flasë, sepse Arben Ahmetaj i nxjerr të tjera.Kësaj here, Edi Rama nuk foli, ndonëse Arben Ahmetaj u tha shqiptarëve se kryesia që ai drejton, qeveria që ai drejton është një organizatë e mirëfilltë kriminale.

Se vetë Edi Rama është arkitekti famëzi i kanabizimit të Shqipërisë. Se ai është niveli maksimal që mbledh 17 firma në një orë në aferën e djegësve. Kurse Rama heshti dhe vetëm heshti, sepse Rama dëgjoi fjalën tjetër, po të hetohet, shqiptarët llahtarisen. Deklaratat e Arben Ahmetajt, strukën në strofullën e tij, Neronin e Tiranës, Erion Veliajn.

Ai është pronari tha, është pronari i vërtetë i djegësit. Keni dëgjuar ju të ketë shqipëruar një fjalë? I nxori dhe ndërmjetësin me të cilin ka zhdukur 60 milionë. Keni dëgjuar të shqipërojë një fjalë. Por nga i gjithë establishmeti i narko-shtetit, organizata kriminale që quhet qeveri, organizata tjetër kriminale që quhet bashki, asnjë nuk foli” – tha Berisha.

Berisha nuk i kurseu akuzat as për botuesin Carlo Bolino që sipas tij ka pohuar pa dashje se Veliaj është pronar i inceneratorit të Tiranës.

“Por një njeri foli, të më lejoni pak ju lutem të ja lexoj në mënyrë tekstuale se si Bolino i Edi Ramës, akuzon sot Erion Veliaj. Se si Bolino pohon e zezë mbi të bardhë, se Erion Velaij është pronari i djegësit të Tiranës: Do më lejoni të ua lexoj: “Arben Ahmetaj, pa e pasur mendjen zbuloi mëkatin e tij, pra që është ai informatori politiko-informatik në skandalin e inceneratorëve dhe duke treguar urrejtjen e tij për Erion Veliajn, që e përjashtoi nga projekti i Tiranës”.

Pra Bolino i Ramës, thotë se Erion Veliaj, pronari i djegësit përjashtoi Arben Ahmetaj, dhe e vërteta është se ky është i vetmi reagim gjer sot, pas 3 ditësh nga klani mafioz i vjedhjes së shekullit” – tha Berisha. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Doktor Adhamudhi si e ema e Zeqos ne maje te thanes na thote te vertetat e tij qe qelben nga era e mocalit te politikes se tij 32 vjecare.

  2. Lajm i brendshem brenda PS: robt e Rilindjes po terheqin parate e tyre nga Bankat si BKT, etj!

    Keshtu qe njerez, terheqni parate tuaja nga Bankat pasi niveli i pasigurise tashme eshte shume i larte dhe po falimentuan bankat qe kane dhene kredi te qeveria, ju do te merrni shume pak, pothuajse 2,5 te depozites ose asgje!

    1. Ti je per burg, kerkon te perhapesh panik dhe te shkaterrosh ekonomine me shpifje kot me kot.
      Depozitat jane te garantuara deri ne 100 000€.

  3. PO BEHET. GATI INTERVISTA. E DYTE E ARBEN AHMETAJ NUK. KENI PARE. GJE. AKOMA!!!!!!PUSETA. PLASI !!!

  4. O Edi. O Linda shpejt.nxirni nga tunelet e Surrelit thaset me letra dhe miell dhe nisuni 👍Shpejt. Sa nuk eshte vone 😃Mos cani koke per kete popull rrot kari shpejt se revolta e popullit ju merr para Mos harro 21 Janarin e qelbesirave qe e bere per pak dollare Na. duhesh se na ke dhe borxhe ne qe te sollem dhe te mbajtem ne pushtet gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *