• |
ide | kryesore

De Rossi i shkel ‘syrin’ mesfushorit kuqezi: “Frattesi e Asllani do ishin titullarë kudo”

Sport
De Rossi



De Rossi vs Ranieri, ose më saktë studenti kundër profesorit. Ndeshja ndërmjet Romës dhe Cagliarit, e planifikuar për të hënën në mbrëmje në Olimpico, është plot shkëndija. Tekniku i verdhekuqve e di mirë këtë, pasi i ka kushtuar një mendim Sir Claudios në prag të ndeshjes: “Kam një lidhje të bukur me të – tha ish-mesfushori në konferencën për shtyp -. Kam kaluar dy momentet më emocionale të historisë sime me të: vitin kur iu afruam fitimit të titullit dhe muajt e mi të fundit si lojtar te Roma. Ai ka një inteligjencë të mprehtë. Del gjithnjë i pasuruar nga një bisedë me të.”

Angelino dhe Baldanzi, dy nënshkrimet e janarit, do të jenë gjithashtu gati kundër Cagliari: “Cilësia është fjala që i përfshin të dy – shtoi De Rossi -. Më pëlqen shumë kjo. Pastaj është e qartë se përfshirja pas vetëm tre ditësh është ajo që është. Të dëmtuarit? Renato Sanches dhe Smalling janë stërvitur të dy me ekipin, por portugezi është pak më përpara në përgatitje dhe do të grumbullohet për të hënën. Smalling nga ana tjetër nuk do të jetë, por me siguri do ta shohim atë të thirrur për Inter”.

Lexo më tejU kualifikua me Shqipërinë, Asllani: “Juventus, ndeshje për titull. Jam gati për të qenë titullar te Inter”

ELOZHET PËR ASLLANIN

“Nëse kam shumë zgjedhje në mesfushë? Është një avantazh të kesh lojtarë të mirë. Inter mban jashtë Asllanin dhe Frattesin të cilët do të ishin titullarë kudo. Të jem në gjendje të alternoj dhe të rrotullohem në mesfushë është një avantazh për mua. Pastaj varet nga kundërshtari dhe mendimi për ndeshjet pasuese. Skuadrat e forta kanë shumë lojtarë të fortë”. Ashtu si Dybala, për të cilin De Rossi zbuloi mendimin e tij: “Ai ka një lexim të lojës dhe një talent tjetër, kështu që nëse zbret për të marrë topin, dikush duhet të mbushë hapësirën. Megjithatë, kur është në njëzet metrat e fundit. Ai mund të bëjë si të dojë. Unë kam luajtur me Tottin për njëzet vjet dhe askush nuk i tha se ku të pozicionohej. Kur ai kishte topin ne e dinim se duhej të hidheshim në hapësira, sepse topi do të mbërrinte”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *