• |
ide | kryesore

U kualifikua me Shqipërinë, Asllani: “Juventus, ndeshje për titull. Jam gati për të qenë titullar te Inter”

-Instant, Sport
Asllani



Ai sapo ka kurorëzuar ëndrrën e tij me Shqipërinë dhe synon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësira te Inter. Kristjan Asllani, titullar absolut për kombëtaren kuqezi, synon të ngjisë tashmë hierarkitë edhe te zikaltrit. “Vitin e kaluar e dija që isha i treti në rolin e regjistit dhe se do kisha më pak minuta – tha ish-lojtari i Empolit gjatë një interviste ekskluzive për Mediaset -. Tani, megjithatë, edhe unë jam gati. Admirova ata që ishin para meje, si Brozovic: e kam studiuar atë, ashtu si Calhanoglu që po më ndihmon shumë. E njëjta gjë vlen edhe për klubin dhe teknikun Inzaghi. Po marr mbështetje të madhe prej tyre për rritjen time. Kur do të jem titullar? Nuk ka afat kohor, jam duke punuar shumë. Dua të krijoj hapësirën time dhe të kem më shumë minuta me Inter”, tha Asllani.

Lexo më tej: Asllani i sinqertë: Duhet të fitonim, Ishujt Faroe na surprizuan

Si jeni? Me Frosinone nuk u grumbullove

“Jam mirë, me Inter, mjekët dhe trajnerin vendosëm kështu (që nuk do të më thërrisnin kundër Frosinone) sepse do të rrezikoja një dëmtim. Por jam mirë”.

Në horizont është Juventus: si e sheh ndeshjen?

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ata janë të fortë, ne do të shkojmë atje të bëjmë lojën tonë dhe të synojmë më të mirën. Mund të thuash që është një ndeshje titulli. Por të shohim se ka shumë ekipe në garë”.

Për objektivin sezonal: zgjedh kampionatin apo Champions League?

“Unë shoh nga ndeshja në ndeshje. Ne po bëjmë një rrugëtim të madh në kampionat, tani në Champions League kemi kaluar dhe synojmë vendin e parë. Ylli i dytë është një ëndërr e realizueshme, ne do të përpiqemi e të shohim se çfarë ndodh”

Pate të drejtë që qëndrove te Inter?

“Po, doja të qëndroja, por një meritë të madhe ka edhe klubi dhe trajneri. Në fund shkoi mirë për të gjithë. Unë jam lojtar i Inter, jam i lumtur që jam me këta djem. Sapo mësova për Inter shkova atje. Siç e dinë të gjithë, unë jam tifoz i Inter dhe prandaj mendoj vetëm për Inter”

Çfarë raporti ke me Inzaghi?

“Trajneri më ndihmon dhe më ka ndihmuar, ka folur me mua, më ka dhënë minuta që nuk i prisja. Gjithçka vjen nga puna”.

U kualifikuat me Shqipërinë, do të luani Europianin bashkë me Italinë

“Jam i lumtur për të gjithë djemtë që luajnë me mua dhe për të gjithë italianët, e meritojnë. Do të ishte mirë të takoheshim në Kampionatin Evropian”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *