• |
ide | kryesore

“Gabova unë, nuk fshihem”: Deliallisi merr faturën e humbjes 4-0, Mehmeti komplimenton Dinamon

Sport
Deliallisi



“Në radhë të parë nuk jam nga ata njerëz që fshihen për t’i vënë fajin dikujt, mbaj përgjegjësitë e mia. Mendoj se gabova në vendosjen e disa lojtarëve dhe zgjedhjeve. Ishte ndër ndeshjet më të dobëta tonat. Komplimentoj kundërshtarët dhe u uroj suksese”. Alfred Deliallisi është i prerë pas humbjes së Erzenit të tij 0-4 ndaj Dinamos. Tekniku nuk kërkon justifikime, as te gabimet individuale: “Që nga dita e parë që kam marrë këtë ekip kam thënë që një ndeshje nuk e humb një lojtar, por ndeshjen e humb unë dhe kur fiton ndeshjen, është ekipi që e fiton. Kështu do jetë në gjithë karrierën time, nuk i fshihem gjërave”.

Deliallisi lë të hapur mundësinë për një tërheqje nga detyra nëse klubi e sheh të arsyeshme, apo të paktën të një takimi me drejtuesit për të vendosur në të mirë të Erzenit: “Nuk ka lidhje pjesa e dorëzimit. Kur e mora në fillim ishte i shkatërruar totalisht. Nuk ka qenë i thjeshtë ndërtimi. Por e dini shumë mirë, unë nuk është se kam marrëdhënie miqësore me presidentin e më mban vetëm ajo në punë”, tha Deliallisi.

Lexo më tej: Dinamo shpërfytyron Erzenin: poker i frikshëm i të besuarve të Mehmetit

MEHMETI: “NUK KEMI BËRË ENDE ASGJË”

“Kam pasur gjithmonë besim te skuadra, sot tregoi se kur futet në fushë me grintë e personalitetin e duhur, mund t’ia bëjë të vështirë çdo kundërshtari. Por të rrimë me këmbë në tokë se nuk kemi bërë asgjë, kemi bërë një hap të vogël. Vështirësi ka gjithmonë dhe në këtë pikë të kampionatit duhet të rrimë në ekuilibër”. Dritan Mehmeti i gëzohet fitores, por e kupton se nëse po i largohet mbijtesës, është ende larg një vendi në Final Four. “Kur skuadrën e kam marrë, ishte me 7 pikë në vendin e parafundit. Unë nuk mendoj për “Final Four” por të rregulloj skuadrën, të përsërisim atë që bëmë sot. Unë mendoj për ndeshjen që vjen”, përfundoi Mehmeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *