• |
ide | kryesore

Daçiç për situatën në Kosovë: Kurti mund të ndezë gjithë rajonin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se situata në Kosovë është dramatike, duke e akuzuar si përherë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se “munda ta ndezë gjithë rajonin”.

“Situata në Kosovë është shumë dramatike dhe tregon se kemi pasur të drejtë gjatë gjithë këtyre viteve kur kemi thënë se Kurti është faktori kryesor i destabilitetit, se është një fuçi baruti që mund ta ndezë gjithë rajonin”, tha Daçiç për Kosovo Online.

Ai u ankua se ndërkombëtarët s’po i reagojnë aq sa duhet Kurtit. Daçiç kujtoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se Serbia do të kërkojë mbajtjen e një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Serbia e udhëhequr nga presidenti do të bëjë të gjitha përpjekjet diplomatike për ta qetësuar situatën në Kosovë dhe për ta vazhduar dialogun. Ne jemi të përkushtuar për paqe dhe dialog, por sigurisht që nuk do të lejojmë shkeljen e të drejtave themelore të njeriut të popullit serb në Kosovë”, tha Daçiç.



6 Comments

    1. Nuk eshte fashist ky o injorant shqipfoles me komplekse.

      Fashistet ja kane qire robt serveve, I kane shfarrosur.

      Maksimumi ky eshte robqir se fashist nuk mund te jete.

  1. Kur reagon ambasadori amerikan kundër vendimeve të shtetit të Kosovës, natyrisht që është nxitje për serbët për të bërë alarme të rreme për të cilat janë specialistë.

    1. SERBET DUN TE SFIDOJN LIGJIN HYJNOR ,HIQEN SI HYJNOR TE FUQISHEM ,NDERKOHE ,QES PER TE FUNDIT NUK LLOGARITEN ,KOHET NDRYSHUAN DHE PRITSHMERIT NUK DO TI KEN SIC I MENDOJN ,,KJO ESHTE E SIGURT thotë:

      nese mendon dikush mendon flet dhe vepron padrejtesi ,kunder pergjigja do jet njejte ,sic vepron ai, ky eshte ligj hyjnor ,per te gjith smund ta ndryshojn asnje lloj vici si ky

  2. Po ik or dac kush te degjon me ty dhe ate bizeviçin tend. Jeni bere nazista fashista si ruset, copy paste

  3. Te shkosh ne serbi edhe nje shishe uji s’te japin me € dhe kete e dine mire keta te BEdhe ShBA.
    Serbet as embargo ruseve asgjë dhe kur vjen fundi te gjithe ju lepihen
    Ata kane respekt per veten dhe te tjerët i respektojne .Keta tanet ngelen duke spiunu njoni tjetrin neper ambasada dhe ata ju varin teneqen.
    Bravo Albin Kurtit po lufton me nji armik te sofistikuar dhe po sulmohet nga partitë kosovare dhe nga ndërkombëtarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *