• |
ide | kryesore

Megaoperacion ndërkombëtar anti-drogē, merr pjesë edhe SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK



Prokurori i SPAK Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me një megaoperacion të kryer me EUROJUST dhe Interpol.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se operacioni ishte bashkëpunim mes Interpol, Europol, Eurojust, me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, çuan në ekzekutimin në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë të 83 masave të sigurisë. Urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences.

Mara sqaron se si pasojë e operacionit janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme, të cilat do të kalojnë në llogari të shtetit.

“Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale me shtrirje në të gjithë Europën.

Paralelisht me hetimet penale janë hetuar pasuritë. Janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme.

Këto janë pasuri që i janë hequr nga dora krimit të organizuar dhe do te kalojnë në llogari të shtetit.

Më 27 qershor 2023 janë arrestuar 21 persona. Te gjithë ketë ishin trafikante te narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Europës”, tha ai.

Operacioni ka nisur në orën 4 të mëngjesit të së hënës ku mbi njëqind efektivë kanë njoftuar të dyshuarit për urdhrin e arrestit.

Bastisja ka ndodhur jo vetëm në Firence, por edhe në qytete të tjera në Toskanë dhe në rajone të tjera italiane.

Hetimi filloi në vitin 2019 dhe u zhvillua për të identifikuar të gjithë rrjetin e trafikimit. Droga vinte nga Shqipëria, me gomone, në Brindisi ose me rrugë tokësore nga Holanda, duke përdorur makina me fund të dyfishtë.



1 Comment

  1. Ju befte mire benzinakastratit.
    Karma dhe kanceri do ju shoqerojne drejt fundit plot lavdi. Te rroje partia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *