• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta valltarja Liljana Cingu

F1, Paparazzi



Liljana Cingu, valltare e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga mjeshtri i valleve në Ansamblin e TKOB dhe miku i valltares, Genc Kastrati.

Me zemrën e mbushur me trishtim dhe respekt, e shkruaj këtë status për të shprehur ndjenjat e mia për humbjen e një figure të shquar të artit dhe kulturës shqiptare, “Mjeshteren e Madhe”, “Nderin e Kombit”, znj. Lili Cingu”.

Ai vijoi: “Ajo ishte shembulli më i mirë i artit dhe bukurisë shpirtërore që mund të sjellë një artist. Përmes performancave të saj me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ajo jo vetëm që magjepsi audiencën, por edhe u mësoi brezave të ardhshëm rëndësinë e trashëgimisë kulturore. Performancat e saj do të mbeten në kujtimet tona si momente të paharruara dhe si një dëshmi e qartë e dashurisë së saj ndaj artit”.

“Ndërsa përballemi me humbjen e saj, le të kujtojmë dhe të çmojmë kujtimet dhe mësimet që na la “Mbretëresha e valles Shqiptare” Lili Cingu. Ajo do të vazhdojë të jetojë në zemrat dhe mendjet tona përmes artit të saj dhe pasionit të papërsëritshëm që shprehu në çdo hap të jetës së saj. Me respektin më të thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta, familjes dhe miqve të saj”,  shkroi ai në një postim në  rrjetin social, Facebook.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *