• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta muzikanti Peter Morgan

Paparazzi, Slider



Muzikanti Peter ‘Peetah’ Morgan ka vdekur në moshën 46-vjeçare.

Ikona e zhanrit reggae, i cili ishte këngëtari kryesor i Morgan Heritage, vdiq të dielën, konfirmoi familja e tij.

“Familja jonë ju falënderon paraprakisht për dashurinë dhe mbështetjen tuaj të madhe dhe ne kërkojmë lutjet tuaja të vazhdueshme ndërsa kalojmë këtë proces”, thuhet më tej.

Mesazhi përfundonte: “Gjithashtu kërkojmë që ju lutemi të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe”.

Shkaku i vdekjes së Peter nuk është konfirmuar ende.

Peter, djali i këngëtarit të reggae, Denroy Morgan, themeloi Morgan Heritage në 1994 me vëllezërit e motrat e tij – Una, Roy, Nakhamyah dhe Memmalatel.

Ata publikuan albumin e tyre debutues, “Miracles” në 1994 dhe vazhduan të fitonin fansat me këngët duke përfshirë “Faithful”, “Let’s Make Up” dhe “Perfect Love Song”.

Në vitin 2016, ata morën çmimin e tyre ‘Grammy’ për albumin më të mirë reggae./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *