• |
ide | kryesore

BIRN: Nga arratia në Zvicër, Ahmetaj hap thesin për të lobuar në SHBA

Lajme, Të fundit



Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e shumëfishta për korrupsion kundër tij në Shqipëri janë “të pavërteta”. Dokumentet e lobimit, të depozituara nga kompania lobuese e kontraktuar nga Ahmetaj, incidentalisht zbulojnë gjithashtu se ish-zëvendëskryeministri banon aktualisht në Lugano të Zvicrës, qyteza piktoreske e njohur si rezidencë për banka dhe për biznesmenë, në brigjet e liqenit me të njëjtin emër në kufi me Italinë. [Kliko për të lexuar dokumentin]

Ahmetaj është në arrati nga drejtësia shqiptare, i kërkuar që nga qershori i vitit të kaluar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se ai dhe familjarë të tij kanë përfituar vila dhe pagesa me vlerë qindramijëra euro nga biznesmenët në Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, gjithashtu në arrati nga drejtësia shqiptare. Sipas SPAK, Zoto ka përdorur kartën e tij bankare si dhe llogaritë e kompanisë ITS për të paguar shpenzime të ndryshme për Ahmetajn dhe të afërm të tij, përfshirë hotele luksi në vende të ndryshme apo shpenzimet për rinovimin e një apartamenti.

Ahmetaj pretendon se është i pafajshëm ndaj akuzave. Në një intervistë për televizionin Syri, ai deklaroi se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa nuk zbuloi se ku gjendej. Ai i kërkoi SPAK të hetojë çështjen e incineratorit të Tiranës përmes praktikës së “ndjekjes së parave”, ndërsa deklaroi se rezultatet e një hetimi të tillë do ‘t’i trondisin shqiptarët’.

Zyrtarisht, SPAK është ende duke hetuar në shumë drejtime skandalin e incineratorëve, i cili u ka kushtuar shqiptarëve deri më sot minimalisht 150 milionë euro. Veçmas, Ahmetaj akuzohet për abuzim me detyrën në dëm të pronarëve të tokës në rastin e privatizimit të një ngrehine shtetërore që dikur ka qenë fabrikë buke në rrugën 5 maji në Tiranë. Sipas akuzave, Ahmetaj refuzoi të zbatojë një vendim gjykate që i kërkonte të rivlerësonte aksionet që i takonin pronarëve të tokës në kompaninë shtetërore para privatizimit, duke i hequr atyre pjesën dërrmuese të asaj që gjykata i kishte caktuar dhe duke e shitur tokën si aset të kompanisë në ankand.

Kompania e lobimit të kontraktuar nga Ahmetaj, Prism Group thotë në deklaratën e saj në Regjistrin e Agjentëve të Huaj, FARA në SHBA se ajo “do të advokojë për llogari të dy të huajve: Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha, që të dy shtetas shqiptarë”. Deklarata thotë se lobuesit kanë në plan “të kontaktojnë elemenentë të ekzekutivit dhe legjislativit të qeverisë së shtetit amerikan në përmbushje të detyrimeve kontraktore”.

Synimi i lobimit është “të edukojë politikëbërësit mbi akuzat penale të pavërteta të ngritura ndaj klientit nga Qeveria e Shqipërisë”.

Ahmetaj merr përsipër të paguajë 150 mijë dollarë për zbatimin e kontratës, nga të cilat 50 mijë paguhen menjëherë me nënshkrimin, ndërsa pjesa tjetër paguhet në 4 këste nga 25 mijë dollarë çdo muaj deri në korrik.

Politikanë të ndryshëm shqiptarë janë përpjekur në të shkuarën të ndikojnë mbi qeverinë e Shteteve të Bashkuara për problemet e tyre me drejtësinë, por rezultati i këtyre përpjekjeve ka qenë i paqartë. Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri janë dy politikanë që janë përpjekur të zgjidhin përmes lobimit në SHBA problemet që kanë pasur me drejtësinë në Shqipëri.

Marrë nga Reporter.al



14 Comments

  1. Tani qe vendodhja e Ahmetaj u dekonspirua duhet te jete me i kujdeshem ne levizjet

    e tij dhe te mos e hap deren pa u siguruar kush eshte, apo te mos levize naten se cunat

    problematike te paguar nga ata “ma nalt” mund ti mbyllin gojen dhe i shkojne leket

    e kontrates per lesh.

      1. po po se eshte sufllaqexhi si puna jote !

        hajdar, qellimi i birn eshte me von gishtin tek leket e ahmetajt, pra ky ka leke , pra i ka vjedhur, pra spaku ka te drejte, pra rama ska faj

        akoma ste ka then fuga qe birn eshte uturak me shkolle te larte i sorros, dhe ben artikuj me porosi per ramen sa here ka nevoje te madhe

  2. sa e vjedhin kte popull pras lushnje,… i rritur me ure superfosfati, i gjithe prasi shkonte per eksport gjermanet kryesisht e blinin. mbas 90 u rit eksport prasi human edhe sot qe flasim bravo i qofte qe i ka vjedhur praset,…..nuk perben veper penale

  3. Po ky bente sikur nuk kishte buk te hante. Dhe per pak sa nuk qau. Per gjendjen qe ndodhej.
    150 mij dollar. Vetem per lobim!

  4. ky si puna e Sales qe pagoi 1 milion euro avokatin francez dhe thoshte jam i ndershem. Dhe puna e ketij, paguan 150 mij euro per te qen i ndershem. Babezi e madhe dhe cudi akoma me e madhe me keta bejlerat tan.

    1. Me Salen e ke kunj o te qifte Sala në Bythe ,po ku e more vesh to qe Sala ka pagu1 milion euro Av Francez o flliqesire qe kunderrmon era mut Ripjerdhes.
      Per Beun qe thu e ke ne krye te Qeverise duke vjedhur per dite nuk fol per ate se je i punesuar per lepirje e gojore

      1. Ooo Shqiptar,

        Tashme Sala e ka fiziologjikisht te pamundur te qije kedoqofte, e nga c’do ane qofte – edhe sikur perpara te kete Lirine me tanga apo tet eme !

        Ndoshta ka ardh kohe qe t’a kuptosh kete e te ndryshosh formulat e sharjeve

    2. Me Salen e ke kunj o te qifte Sala në Bythe ,po ku e more vesh ti qe Sala ka pagu1 milion euro Av Francez o flliqesire qe kunderrmon era mut Ripjerdhes.
      Per Beun qe thu e ke ne krye te Qeverise duke vjedhur per dite nuk fol per ate se je i punesuar per lepirje e gojore .

    3. ne e dime si jan, po po ekspozojn skenarin qe do te nxjerri rama se jam me i miri i krejtve lider historik e reformator kur esht edhe me llum se keta

  5. djathta sot në Shqipëri ndahet në Berishiste dhe jo Berishiste, e cila përfaqësohet nga Lulzim Basha. Të gjithë të tjerët nuk vlejnë asgje politikisht. Prandaj u duhet të rreshtohen pro njërit ose tjetrit. Të vetmit që kanë treguar se kanë elektorat brenda elektoratit të djathtë. Prandaj bashkimi i disa deputetëve nuk mund të konsiderohet bashkimi i të djathtës, për sa kohë nuk bashkohet elektorati.

  6. Ky harxhon 150 mije dollare per Lobim a thua se do nxjerri qimen nga qulli. Lobimi ska pike vlere pasi ne pergjithesi behet per organizata apo qeveri dhe jo individ. Amerika e di shume mire se cka vjedhur e po vjedh Ramazani se ata e mbeshtesin por tigri prej letre dhe pse ka punuar krah Ramazonit per shume vjet se ka kuptuar qe ligjin atje e ben Sorros dhe kelyshet e tij.Ai nese ka prova tja dergoj SPAK dhe ti publikoje ne mediat qe ja pranojne perndryshe se ka te gjate.Nuk ja ndjen Ramazon karit shantazhi ne distance pasi e provoi Saje qorri me shoke por perfunduan ne burg ai bira kurvash.

      1. ai beson cdo gje per cerek sufllaqe ne vakt! biles fuga i dhjet ne goje dhe ai i thote faleminderit se jam i ngopur per darke!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *