• |
ide | kryesore

Tjetër rast i rëndë/ Mbyllte në banesë gruan, e dhunonte dhe e mbikëqyrte me kamera, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit



Përsëritet historia në Tiranë. Policia ka bërë me dije se ditën e sotme një tjetër i ri është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se kishte mbyllur në banesë bashkëshorten, teksa e dhunonte vazhdimisht, dhe e monitoronte atë me kamera sigurie në mënyrë që të mos largohej.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *