• |
ide | kryesore

Tensionet në Kuvend/ Merren masa për Bardhin, Nokën, Dogjanin e Nallbatin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kuvend, Kuvendi i nisi punimet me opozitën e përjashtuar



Pas tensioneve të krijuara në seancën e fundit parlamentare të ditës së hënë në Kuvend janë marrë masa për përjashtimin e 4 deputetëve të Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi është përjashtuar nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 17.02.2024.

Po ashtu vendim për përjashtimin është marrë edhe për deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë.

Njoftimi i plotë:

“Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë” për deputetin Gazment Bardhi, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 17.02.2024.
2. “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë” për secilin nga deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 27.02.2024.



2 Comments

  1. PS po tregohet shume e dobet. Cjane 10 dite per keta qafira, keta duhen perjashtuar nga

    parlamenti dhe te zevendesohen me kandidate te PS. Gjithashtu Rama te urdheroi organet

    e drejtesise te fillojne ndaj tyre ndjekjen penale. Vetem keshtu zene mend keta .

    1. Mirë e ke …. të përjashtohen përjetë bukeshkalët, të burgosen 25 vjet për agjitacion propagandë, neni 55, familjet t’u internohen, çdo pasuri e tyre t’i kalohet palëve të dëmtuara të PS, veçanërisht t’i marri ajo kryetarja e kuvendit Nikolla si luftëtare e paepur krah Ramës, të dërgohen më pas në psikiatri me detyrim paraqitje një herë në javë…. Kështu luftohet me armiqtë e vendit dhe të kllasës së ndritur socialiste!

      *Ka prap, pa merak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *