• |
ide | kryesore

Atentati në Shkodër/ Policia jep detaje për plagosjen e Selami Brahimit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 18:00, në lagjen “10 Korriku” të këtij qyteti u qëllua me breshëri armësh ndaj makinës së Selami Brahimit kur ajo ka qenë e ndaluar. Nga të shtënat, Brahimi mbeti i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën në spital.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia thotë se po këqyren kamerat e sigurisë dhe po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Edmond Sulaj,në një prononcim për mediat dha pak detaje për ngjarjen. Ai tha se po pyetën dëshmitarët dhe vetë i plagosuri.

“Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabije” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okularë që kanë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intensivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla”, – u shpreh drejtori Sulaj. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *