• |
ide | kryesore

Kartoni blu, risia e njoftuar nga Telegraph: “Në Angli hapet rruga për përjashtimin e përkohshëm”

Sport
kartoni blu



Revolucion i ri në horizont për futbollin. Pas VAR-it, në Angli mbërrin edhe “kartoni blu” për përjashtimet e përkohshme. Sipas një vrojtimi të Telegrafit, IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Federatës së Futbollit) i ka dhënë dritën jeshile eksperimentimit të penalitetit të ri. Kartoni i ri do t’i lejojë arbitrit të largojë nga fusha për 10 minuta lojtarët që protestojnë në mënyrë plateale ose kryejnë faulle jo të rrezikshme “taktike” për të ndërprerë lojën e kundërshtarit.

IFAB STUDION PËRJASHTIMIN E PËRKOHSHËM

Kështu, kartoni blu do t’i shtohet kartonit të verdhë dhe atij të kuq. Sipas asaj që mësohet, kombinimi i dy kartonëve blu, ose mes një kartoni blu dhe të verdhë do të shkaktojë përjashtimin e menjëhershëm. Data e miratimit zyrtar mund të jetë 2 marsi gjatë Kongresit të Përgjithshëm Vjetor i cili do të mbahet në Glasgoë, në Skoci.

“Zonat e ndërhyrjes që ne ekzaminuam ishin kryesisht ato që kishin të bënin me protestat, por folëm edhe për fusha të tjera, si faullet taktike”, shpjegoi Mark Bullingham, shefi ekzekutiv i FA angleze. “Frustrimi i tifozëve që ndjekin ndeshjet kur shohin të prishur një kundërsulm premtues shtron pyetjen nëse mjafton një karton i verdhë. Kjo na ka bërë të mendojmë se edhe ky aspekt duhet të përfshihet në protokoll”, shtoi ai, duke kërkuar të përvijojë më mirë rastet në të cilin do të përdoret kartoni blu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *