• |
ide | kryesore

Zjarri, reagon QSUT: Pacientët janë jashtë rrezikut për jetën, situata në monitorim

Lajme, Të fundit



Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në katin -1 të urgjencës së re.

Në reagim thuhet se situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Sipas QSUNT-së, situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen.

Reagim për Media nga QSUNT:

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen. Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë anagazhimit të personelit mjekesor dhe atij zjarrefikës. Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *