• |
ide | kryesore

Senati amerikan miraton paketën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe Izraelin

Lajme, Të fundit



Senati amerikan ka miratuar sot ndihmën prej 95.3 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe Izraelin, ndërsa kryetari Mike Johnson ka kritikuar legjislacionin. Paketa e ndihmës së huaj përfshin miliarda dollarë për të mbështetur Ukrainën dhe për sigurinë për Izraelin, si dhe ndihmën humanitare për civilët në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Ukrainë.

Është e paqartë nëse Johnson do të mbajë një votim për të dhe shumë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve që janë kundër ndihmës së mëtejshme për Ukrainën, shkruan CNN.

Projektligji kaloi në Senat, pavarësisht kritikave të Johnson ndaj legjislacionit dhe pavarësisht se ish-presidenti Donald Trump sinjalizoi kundërshtimin ndaj projektligjit duke argumentuar se SHBA duhet të ndalojë ofrimin e ndihmës së huaj nëse nuk është në formën e një kredie.

Projektligji përfshin 60 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, 14.1 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë për Izraelin, 9.2 miliardë dollarë ndihmë humanitare dhe 4.8 miliardë dollarë për të mbështetur partnerët rajonalë në rajonin Indo-Paqësor.

Senati miratoi legjislacionin pasi republikanët bllokuan një projekt-ligj më të gjerë javën e kaluar që do të kishte kombinuar ndihmën e huaj me një marrëveshje kufitare dypartiake. Republikanët fillimisht kishin kërkuar që siguria kufitare të ishte pjesë e projektligjit, por vazhduan të refuzonin marrëveshjen dypartiake të kufirit mes sulmeve të forta ndaj masës nga Trump dhe republikanët kryesorë të Dhomës së Përfaqësuesve.



9 Comments

  1. Para pwr te bere me shume genocid dhe spastrim etnik ne Palestine. Jjo eshte Mostra Hipokrite Amerike qe ne nhe Ane ben sikur i vjen keq per civilet ne Ukraine dhe ne anen tjeter ben genocid ne Palestine bashke me Izraelin Kriminel

  2. Para per te bere me shume genocid dhe spastrim etnik ne Palestine. Kjo eshte Mostra Hipokrite Amerike qe ne nje Ane ben sikur i vjen keq per civilet ne Ukraine dhe ne anen tjeter ben genocid ne Palestine bashke me Izraelin Kriminel

    1. Ik mor trushplare,

      ne qe jetojme knej nga po na harxhojne buxhetet pa fund, na jane rrit çmimet e jeteses, taksa pa fund qe si kemi pas para luftes, rrit papunesia, per nje lufte me pasuru bankieret dhe industrine e luftes

      Ukraina ka maru prej kohesh, eshte peng i bankiereve, qe ne 2014 me ate revolucioni portokalli the xhaxha sorrës, nuk e fiton kurre ate lufte, do punoje pa leke e skllaveruar per nja 1000 vjet me la borxhet e ksaj pseudo-lufte

      Lexo i çike ça bohet o katran

    1. Nqs s’e vriten janë rusët agresorë 15:53 . Siç kanë bërë serbët në Shqipëri dikur e ne Kosovë përgjatë historisë.
      Nuk kuptoj kaq dashuri për një vend si Rusia që në si shqiptarë kemi patur vetëm qedere se bashku me Serbinë si vende sllave. E dini apo se dini historinë!!!
      Gjithë bota perëndimore dhe e lirë mbështet Ukrainën ju flisni sikur të jeni serbë apo rusë!!!

  3. Ti i ores 16.58. E njohim shume mire historine, por nuk jane as popujt sllave as popukt e perendimit

    agresore, por jane politikanet qe duan te ushqejne industrine e armeve per interesat e tyre dhe

    futin popujt ne kasaphabe. Eshte e vertete ajo qe thoni ju se serbet ne Kosove kane vrare e

    e derdh gjak shqiptari, por nuk ka qene populli serb por qeverite serbe per interesat e tyre, ashtu

    si psh komunistet per 45 vjet edhe pse ishin shqiptare mbushen vendin me burgje, e me varre te

    njerzve te pafajshem me keq se sebet ne Kosove. A nuk jane shqiptare sot rilindasit qe po

    ushtrojne genocid duke kalkuluar kushte qe shqiptaret te ikin sa me shume nga trojet e tyre?

    Cfare mund ti bente me teper nje pushtim i huaj Shqiperise dhe popullit shqiptar se po i ben

    regjimi i rilindjes edhe pse jane shqiptar? A nuk eshte duke realizuar rilindja enderren e madhe

    te cdo pushtuessi, percarjen mes popullit. Asnjehere gjate historise populli shqiptar nuk ka

    qene kaq i percare e i armiqesuar mes veti, dhe kjo per merite te rilindjes qe arriti te krijoi

    dy popuj brenda ketij populli te vogel e te shumevuajtur.

  4. U dhjen filo ruset.
    Mendonin se e braktisi usa, ukrainen.
    Mendonin se do mbarojn leket e amerikes🤣🤣🤣🤣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *