• |
ide | kryesore

Rama i jep leksione Kurtit: Duke bërë të mirin me ndërkombëtarët mund të fitosh diçka

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin CONTEXT në ATV ku është shprehur se Kosova duhet të dalë nga loja e Serbisë “se kush e ka fajin”. Ai tha se Kosova duhet të tregohet e vetëdijshme për barrën e përgjegjësisë që ka si një anëtar i ri i bashkësisë ndërkombëtare.

“Thelbi i gabimit strategjik që bëjnë të gjithë ata që mendojnë se subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës dhe shtetnjohja përfundimtare e Kosovës do të vijnë përmes një procesi ku Kosova do bëjë garë me Serbinë se “kush e ka më shumë fajin”. Jo, në këndvështrimin tim dhe unë këtë e kam thënë gjithmonë, qasja jonë strategjike e shqiptarëve dhe në këtë rast flasim për Kosovën, por mendoj që kështu është edhe për Shqipërinë dhe kështu duhet të jetë për të gjithë shqiptarët, nuk është që të fajësojnë të tjerët, apo të hyjmë në lojën e fajësimit të njëri-tjetrit në sensin ‘jo shiko, dakord, ne kemi mbase këtë, po shiko ata’.

Ne nuk kemi punë fare me ata, ne këto gjëra i bëjmë për veten tonë, e Kosova për veten e saj duhet të shkëlqejë në këtë proces. Kosova, për veten e saj duhet të tregojë ndërkombëtarisht një qenie e cila është plotësisht e vetëdijshme për barrën e flamurit që ka, për barrën e Kushtetutës që ka, për barrën e përgjegjësisë që ka, si një aktor i ri, si një anëtar i ri i bashkësisë ndërkombëtare. Nuk është Serbia etaloni dhe nuk është Serbia standardi dhe nuk është Serbia pika e referimit”, – tha Rama.

Ai tha se po të ishte vetë në këtë proces, do t’i kishte përmbushur të gjitha detyrimet ndërkombëtare, ku më pas Serbinë do ua kishte lënë në dorë të tjerëve që të merreshin me të.

“Unë e kam thënë kohë më parë, në rast se do të ishte për mua unë marrëveshjen do ta kisha firmosur në mënyrë të njëanshme, duke i përmbushur të gjitha detyrimet e mia në raport me këtë përpjekje për subjektivitet të plotë ndërkombëtar dhe duke ia lënë pastaj Serbinë në dorë tjerëve që të merreshin me të dhe jo të rrija unë e të merreshin me mua gjatë gjithë kohës, ‘pse e bën këtë, pse s’bën atë, e tjerë’”, tha Rama.

Sipas tij, Kosova duhet të bëjë të mirin dhe jo te keqin me ndërkombëtarët për të përfituar diçka.

“Duhet të nxitojë e të bëjë ç’është e mundur që të bëhet e denjë për gjeneratën tjetër, si një shtet i njohur nga të tërë dhe për këtë mendoj që në politikën ndërkombëtare dhe në arenën ndërkombëtare, në kushtet e sotme, për vendet si ne, duke bërë të keqin, nuk fiton asgjë, dhe duke bërë të mirin, mund të fitosh diçka”, – tha Rama duke shkuar edhe më tej me leksionet.

“Kosova nuk është vetëm, jo thjesht se ka Shqipërinë, por sepse ka aleatë strategjikë, që i dimë fare mirë kush janë, pa të cilët Kosova s’do të ekzistonte dot si shtet dhe me të cilët Kosova mund t’i arrijë të gjitha ato që ne të gjithë duam që Kosova t’i arrijë. Kështu që, për këtë arsye duhet menduar çdo ditë për peshën dhe rëndësinë e aleatëve, edhe kur je në një paqe të plotë e jo më kur je në një proces si ky, kur ke nevojë për sa më shumë miq dhe kur të humbasësh miq apo të ftohësh zemrën e miqve është gjëja më e pakëshillueshme e mundshme”, – tha Rama..

/LAPSI.al



8 Comments

  1. Dmth thënë që të hapë b….n si puna jote e të shesë interesat e Kosovës si bën ti me shqiptarët.
    Kurti është burrë e patriot dhe s’ka për t’a bërë kurrë një gjë të tillë. Boll ka qafirët serbë por dhe miqtë i duhen tashti që mbështesin vrasësit e kosovarëve.

  2. Me i firmose marreveshjet me Serbine….eahh!!?? Apo e lexova keq!?
    Ik mor shkerdhate,po te firmosen ato do te thote qe jena dakort me te gjitha kerkesat e Serbise.
    Kaqol,koqe kandari,legen bythqire.

  3. Per servil dhe lepires vetem ty te kemi ketej nga trojet tona.

    Albin Kurti te ben hije dhe ti e kupton kete, prandaj perpiqesh ne cdo rast t ´i vesh shkopinj nen rrota.

  4. Arsyetimi i Rames eshte i arsyeshem. Kurti ka per detyre te mare vendime dhe ai po mer vendime si nje kryeminister i nje vendi sovran dhe kjo gje e ben nje njeri qe ka kurajo, por nje fjale e urte thote ” Mendoje shtate here e pastaj prite”

  5. Vetem mafia, nuk njeh aresye, po iu prek qellimi, interesi, te zhduk.Edhe Rama lobon kunder Kosoves e kryeministritKurti.Pasi provat i ka dhe qe Vucicin e ka vella, me ze figure, veprim, e Kurtin shok, na jep keshilla si emisar i larte i Ballkanit qe si te veproi Kosova ne mareveshje me Serbine.Ky, Rama, eshte nga pikepamja e drejtimit te shtetit demokratik eshte shume me perpara se shteti anti demokratik i Rames, eshte me perpara ne ekonomi e mbi te gjitha eshte kombetar nacionalist, e jo servil e i shpelare.Ky nuk ka ne rregullpushtetin, ekonomine, e politiken qe ndjek ne Shqiperi, na jep keshilla leksione karagjozi per dukjen si lider ne situatat qe ndodhet Kosova.Shih punet e tua ore bandit, korruptonjes, hajdut, por ske cipe e seder njerezore e politike, se ne ndodhi te tilla, kushdo e kudo do kish lene pushtetin, por ky eshte koke e kembe brenda, eshte kapur e me te tera menyrat kerko te mbaje pushtetin.Keto vese, kete karakterudheheqesi Kosoves nuk i ka, andaj jane shume larg nga njeri tjetri.Lum Kosova qe ka Kurtin, Mjere ne, Shqiperia qe ka Ramen.

  6. eDrama nuk ka ç’ti thote gje me vlere Kurtit. E vetmja gje me vlere qe mund te beje eshte ta mbylle shkarpen qe ka dhe te mos flase fare. Te prese qetesisht zgedhjet e ardhshme kur do ta kapim per zhelesh e perjashta.

  7. “Qofte Korçe kam gatuar kur kemi pasur të ftuar Xhorxh Sorosin. Në atë kohë ishte i ftuar i Berishës, kur ishte kryeministër” – tregon ai drekën e Berishës me Sorosin.

    Kjo ngjan e pamundur tani kur Berisha akuzon Sorosin për shpalljen e tij non grata, por ja që ka pasur një kohë kur të dy drekonin me qofte.Prit revolucionin ti o maloku i shpellkart salih karaxhic berisha po vjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *