• |
ide | kryesore

Shefi i NATO-s tjetër thirrje për Kosovën dhe Serbinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
NATO



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia “të përmbahen nga gjuha dhe veprimet nxitëse që mund të përshkallëzojnë tensionet në rajon”. 

Në një konferencë për media të mërkurën, Stoltenberg ka thënë se zgjidhja është “dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, midis Prishtinës dhe Beogradit”.

Ai i ka inkurajuar palët të angazhohen me mirëbesim. Stoltenberg ka përsëritur po ashtu se si rezultat i sulmeve dhe dhunës që është parë vjet në Kosovë NATO-ja ka shtuar praninë në Kosovë.



1 Comment

  1. “U bëre deputet mbi gjakun e një njeriu”, sherri Noka-Bardhi në Kuvend
    Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka debutuar në Kuvend me demokratin tjetër, deputetin e Rithemelimit Flamur Noka.
    Bardhi deklaroi se ish kryeministri Sali Berisha i ka dërguar mesazh demokratëve të votojnë kundër Komisionit për Investimet Strategjike duke mbrojtur interesat e Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *