• |
ide | kryesore

Beyonce dhe Taylor Swift së shpejti një bashkëpunim?

Paparazzi, Slider



Beyonce ka paralajmëruar një album të ri, “Act II”, i cili do të jetë në stilin ‘country’ dhe shumë fansa po spekulojnë se një nga këngët është bashkëpunim me Taylor Swift.

Gjithçka nisi nga producenti Killah B, i cili bashkëpunoi me Beyonce. Ai iu përgjigj pyetjeve rreth bashkëpunimit mes dy këngëtareve gjatë një transmetimi live në TMZ.

“Nuk do të habitesha nëse Beyonce dhe Taylor do të bënin një këngë country së bashku”, “Po sikur Beyonce dhe Taylor të bashkëpunonin në një këngë country së bashku?” – pyesin fansat.

Megjithatë, një burim i tha Entertainment Weekly se Taylor nuk shfaqet në albumin e ri të Beyonce. As Taylor dhe as Beyonce nuk kanë komentuar publikisht mbi spekulimet.

Albumi i ri “Act II” do të publikohet më 29 mars.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *