• |
ide | kryesore

Luhen sonte 8 sfidat e playoff në Europa League: në Roterdam përsëritet finalja e Tiranës

F1, Sport
Europa League



Do të luhen mbrëmjen e sotme, në dy breza orar, tetë ndeshjet e playoff, nga të cilat do të kualifikohen tetë skuadra, që do të shkojnë të bashkohen me tetë të tjerat e kualifikuara si fitues të grupeve të Europa League. Në fushë edhe pretendentë si Milan apo Roma.

Përsëritet në Roterdam finalja e Conference League që u fitua në Tiranë Feyenoord-Roma e fituar më pas nga verdhekuqtë. Një ndeshje e luftuar, në të cilën De Rossi do të bëjë debutimin në arenën ndërkombëtare, si tekniku i romanëve. Një tjetër pretendent, i ardhur nga Champions, do të nisë aventurën në Europa League. Milan do të presë në San Siro francezët e Rennes.

Lexo më tejAlgoritmi dëshpëron skuadrat italiane: vetëm 3 do të kualifikohen mes Champions e Europa League

Përplasje interesante janë ato mes Galatasaray dhe Sparta Prague, ku luan Qazim Laçi. Dy nga tre skuadrat portugeze në playoff, Braga e Benfica do të luajnë ndeshjen e parë në shtëpi: respektivisht kundër Qarabag, ku luan Xhixha dhe Toulouse. Sporting, në anën tjetër, do të luajë në transfertën zvicerane me Young Boys. Francezët e Matseille do të luajnë jashtë me Shakhtar Donetsk, ndërsa Lens do tëp resin në shtëpi Freiburg.

Europa League Knockout Round Play-offs

18:45 Feyenoord – Roma
18:45 Galatasaray – Sparta Prague
18:45 Shakhtar Donetsk – Marseille
18:45 Young Boys – Sporting CP
21:00 AC Milan – Rennes
21:00 Benfica – Toulouse
21:00 Lens – Freiburg
21:00 SC Braga – Qarabag FK



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *