• |
ide | kryesore

Algoritmi dëshpëron skuadrat italiane: vetëm 3 do të kualifikohen mes Champions e Europa League

F1, Sport
algoritmi



Me përfundimin e fazës së grupeve, dje ishte dita e shortit për kompeticionet europiane. Goglat sollën më shumë ankth sesa buzëqeshje për italianët. Sa i përket Champions, Inter do të përballet me Atletico Madrid, Napoli është shortuar me Barcelonën, ndërsa Lazio përballet me misionin e pamundur Bayern Munich. Diçka më mirë, në punë fati, ka shkuar në Europa League. Roma dhe Milan do të përballen përkatësisht me Feyenoord dhe Rennes në play-off. Por sa shanse kanë klubet italiane për të kaluar? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje është kujdesur algoritmi Euro Club Index. Rezultati nuk është premtues: vetëm 3 nga 5 skuadrat janë të destinuara të vazhdojnë rrugëtimin e tyre europian.

PARASHIKIMET E ALGORITMIT

Nisur nga kompeticioni kryesor, Champions League, përllogaritjet e këtij algoritmi kanë vërtetuar se vetëm një skuadër italiane mund të kualifikohet në çerekfinale. E ky është Inter i teknikut Simone Inzaghi. Sipas Indeksit të Euro Club, zikaltrit kanë 55% shanse për të fituar ndaj Atletico Madrid, në një ndeshje të dyfishtë që, për këtë arsye, premton të jetë shumë e ekuilibruar. Nga ana tjetër, nis i pafavorizuar Napoli, që sipas algoritmit ka 39% shanse për të fituar ndaj Barcelonës. Duket e dënuar Lazio, shanset e të cilit për të kapërcyer Bayern janë vetëm 13 nga 100.

Megjithatë, situata është e ndryshme për sa i përket Europa League. Roma dhe Milan, në fakt, kanë shanse të shkëlqyera për të vazhduar rrugën e tyre evropiane. Skuadra e Jose Mourinho ka një shans 60% ndaj rivalëve tashmë të njohur Feyenoord. Përqindja që kuqezinjtë të mundin Rennes është edhe më e lartë dhe qëndron në 76%.

Kështu, algoritmi ka folur. Por parashikimet, siç dihet, janë bërë për t’u provuar të gabuara…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *