• |
ide | kryesore

Në kërkim për vrasjén e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi Ibrahim Lici

Lajme, Të fundit
Lici



Arrestohet në Turqi Ibrahim Lici, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, në maj të vitit 2021.

Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Lici ishte në shënjestër të grupit të Bajrave për t’u ekzekutuar, sipas dosjes Metamorfoza. Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh. Në gusht 2018 u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit. Policia turke ka rënë në gjurmët e Ibrahim Licit duke ndjekur një person të besuar të tij që udhëtoi nga Shqipëria për ta takuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *